17 zakonet e çuditshme të trupit: Nga rrathët e errët nën sy te lemza

Shëndetësia

17 zakonet e çuditshme të trupit: Nga rrathët e errët nën sy te lemza

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

11. “Ngrirja” e trurit
Oh jo! Një tjetër “kënaqësi” e ngrirë, një tjetër “ngrirje” truri. Dhimbjet e kokës, të shkaktuara nga akulloret ndodhin kur diçka e ftohtë prek nervat në qiellëz, duke bërë që enët e gjakut në ballë të bymehen. Ënjtja e shpejtë shkakton dhimbjen e njohur, goditëse të ngrirjes së trurit. Një zgjidhje të lehtë? Provoni të hani akullore apo ushqime të tjera të ftohta, më ngadalë për të shmangur dhimbjen e kokës.

2. Djersitja e tepërt (hiperhidroza)
Sigurisht, kjo iu ul humorin, por ky problem është shumë i zakontë dhe u ndodh njerëzve që janë plotësisht të shëndetshëm. Ndërkohë që mund të shfaqet në fytyrë, djersitja është zakonisht më e keqe tek pëllëmbët e duarve shputat e këmbëve dhe sqetullat. Trajtimi mund të përfshijë antiperspirantin klorid alumini, injeksione Botox-i, medikamente orale, rryma të lehta elektrike, apo edhe kirurgjinë.

3. Marramendja
Në qoftë se ju duket sikur dhoma po lëviz, kur në fakt nuk po e bën, kjo mund të jetë marramendje. Ndonjëherë e shkaktuar nga problemet në veshin e brendshëm ose dëme nervore, marramendja mund të zgjasë për disa minuta, madje edhe orë. Për të dalluar marramendjen nga trullosja, në marramendje përfshihet lëvizja. Simptoma të tjera që mund të ndodhin përfshijnë humbjen e dëgjimit, çrregullimet e veshit dhe lëvizje të pazakonta të syve. Trajtimi i marramendjes varet nga shkaku. Shkoni tek mjeku për një vlerësim të plotë.

4. Krahu ose këmba “bie në gjumë”
E keni provuar ndonjëherë atë ndjesinë mpirëse në këmbë apo krah sikur të jetë në gjumë? Kjo ndjesi e përkohshme dhe jo e dëmshme shkaktohet nga presioni i vazhdueshëm mbi nervat, duke i bërë ato të paafta për të transmetuar mesazhe në tru. Kura është e thjeshtë: ndryshoni pozicionet. Ndërkohë që ndjeshmëria fillon të kthehet në zonën e prekur, ju mund të përjetoni ndjesi cimbimi, për pak kohë. Cimbimi kronik mund të tregojë një gjendje thelbësore mjekësore, që kërkon vlerësim mjekësor.

5. Lemza
Lemza është një tkurrje e pakontrollueshme e diafragmës (muskuli i frymëmarrjes në mushkëri). Të ngrënit e shumtë apo shumë shpejt, teprimi me alkoolin, ose gëlltitja e ajrit mund të shkaktojnë lemzë. Lemza zakonisht largohet vetë, por ju mund të provoni recetat e zakonshme si mbajtja e frymës, pirja e shpejtë e ujit dhe frymëmarrja në një qese, për të përshpejtuar largimin e lemzës.

6. Gurët e bajameve
Edhe pse ato gunga që mbajnë erë të keqe mund të jenë të pakëndshme, gurët e bajameve janë në përgjithësi të padëmshme. Duke u varur jashtë bajameve, këto dhjamtha formohen kur bakteret dhe mbeturinat bllokohen, duke formuar një pjesë të materies dhe duke lënë një shije të keqe në gojë. Ju mund t’i hiqni gurët e vegjël me një mjet përthithës (si kruajtëset e veshëve), por në qoftë se nuk ju shqetësojnë, nuk keni nevojë për trajtim.

7. Bllokimi i veshëve
Ne të gjithë kemi hapur gojën në një udhëtim me avion për të zhbllokuar veshët. Ajo që ne po bëjmë është barazimi midis presionit brenda dhe jashtë daulles së veshit, kur lartësia ndryshon. Ajo zhurmë këputëse lidhet me një tub, që lidh veshin e mesëm me pjesën e prapme të fytit, i cili është hapur për të nxjerrë jashtë trysninë. Për të ndihmuar veten, ju gjithashtu mund të mbyllni gojën, të mbani hundën dhe të shfryni lehtë, ose provoni të përtypni çamçakëz apo të hapni gojën.

8. Kali i Çarlit
Kjo spazëm e vrullshme e muskujve mund të zgjasë disa sekonda deri në disa minuta. Dehidratimi, përdorimi i tepruar i muskujve, acarimi nervor dhe niveli i ulët i mineraleve të caktuara, të tilla si kaliumi dhe kalciumi, mund të jenë fajtorët. Ecni në zonën rrotull jush për lehtësimin e dhimbjeve, ose tundni këmbën dhe shtrini muskujt. Nëse ngërçet vazhdojnë, konsultohuni me një mjek.

9. Akumulimi i dyllit të veshëve
Mbani gishtat dhe pastruesit e veshëve larg nga veshët tuaj. Dylli i veshëve ndihmon për të luftuar infeksionet, mban veshët të pastër dhe për më tepër, trupat tanë e nxjerrin jashtë dyllin e tepërt nëpërmjet hapjes së veshëve. Kur ne përpiqemi të pastrojmë veshët me një kunj pastrues apo një objekt tjetër, ne mund të bllokojmë kanalin me një tapë dylli. Simptomat përfshijnë dhimbje, kruajtje, tringëllimë në veshë apo humbjen e dëgjimit. Mjeku mund ta largojë dyllin e tepërt nëpërmjet shpëlarjes ose manualisht.

10. Gjuha e zezë me qime
Jo, kjo nuk është diçka nga një tipar i ndonjë krijese. Gjuha e zezë me qime ndodh kur gunga të vogla në gjuhën tuaj zgjaten (në vend që të zbrazen) dhe bakteret rriten mbi to. Higjiena orale, pirja e duhanit, pastrues goje të caktuar, terapitë me rrezatim në kokë dhe qafë dhe disa lloje ilaçesh mund të luajnë një rol si shkaktarë për këtë çrregullim. Për të ndihmuar, lani dhëmbët dhe gjuhën dy herë në ditë, përdorni një pastrues gjuhe dhe shmangni faktorët rëndues.

11. Dridhjet e syrit (tik nervor)
Spazmat e qepallës janë të paparashikueshme, të bezdisshme dhe jo të dëmshme. Dridhja e syve mund të shkaktohet nga stresi, lodhja, mbingarkesa e syve, kafeina dhe sytë e thatë edhe pse tkurrjet më të rënda mund të shkaktohen nga çrregullime neurologjike, të tilla si sindroma Tourette. Spazmat e qepallës zakonisht zhduken vetë, por në qoftë se rasti juaj është serioz, injeksionet e Botox-it mund të rekomandohen.

12. Zhvillimi i tepërt i gjinjve të meshkujve
Gjinekomastia zakonisht shkaktohet nga ndryshimet në nivelin e hormoneve normale në lindje, puberteti dhe më vonë në jetë. Për foshnjat dhe fëmijët, marrëdhëniet mes estrogjeneve (hormonet femërore) dhe androgjeneve (hormonet mashkullore) ekuilibrohen me kalimin e kohës. Ajo është parë edhe në meshkujt ndërkohë që moshohen, shpesh e lidhur me medikamente të caktuara, problemet e mëlçisë ose veshkave apo tumoret. Vlerësimi nga një mjek është i rëndësishëm për të përcaktuar rrënjën e kësaj gjendjeje, por në vetvete, gjendja është zakonisht e padëmshme.

13. Rrathët e errët nën sy
Njerëzit fajësojnë moshën dhe lodhjen për këto rrathë dhe kanë të drejtë. Mungesa e gjumit e bën lëkurën tuaj të zbehtë, duke theksuar rrathët e errët, ndërsa moshimi do të thotë lëkurë më e hollë, duke e bërë më të lehtë dhe të dukshme pamjen e ndonjë njolle. Alergjia gjithashtu mund të sjellë rrathë të errët dhe trashëgimia është një faktor i rëndësishëm.

14. Rritja e tepruar e qimeve
Ka pak gra që kanë qime të tepërta në fytyrë dhe trup, por ndërkohë që hirsutiami mund të jetë i turpshëm, ai në përgjithësi është i padëmshëm. Hirsutizmi prek rreth 5% të femrave. Kjo gjendje mund të jetë gjenetike ose e shkaktuar nga sindroma policistike e vezoreve (PCOS), nje gjendje e karakterizuar nga një tepricë e androgjeneve (hormonet mashkullore ). Në raste të rralla, hirsutizmi shkaktohet nga tumoret që prodhojnë hormone. Trajtimi varet nga shkaku dhe mund të përfshijë zbardhje, elektrolizë, terapi hormonale dhe lazer për heqjen e qimeve.

15. Thonjtë e çngjyrosur
Jeni kurioz për ndryshimet e ngjyrës së thonjve tuaj? Përafërsisht 50% e problemeve të thonjve shkaktohen nga infeksionet fungale. Thonjtë e gjelbër mund të vijnë nga bakteret Pseudomonas dhe trajtohen me lehtësi, me antibiotikë. Thonjtë e verdhë janë shpesh një shenjë e kërpudhave. Ngjyra e kuqe, e purpurt apo e zezë poshtë thonjve mund të shkaktohet nga gjaku që rezulton nga një dëmtim. Ndryshimet gjithashtu mund të jenë të lidhura me trajtimin mjekësor ose një sinjal i një gjendjeje më serioze. Ndiheni të pasigurtë? Kontrollojini thonjtë!

16. Hunda e kuqe nga Rosacea
Rosacea shpesh shkakton pika të kuqe në lëkurën e ndjeshme të fytyrës. Në raste të rralla, hunda bëhet më e trashë dhe e fryrë, një gjendje tjetër që quhet rinofima. Kjo është më e shpeshtë tek meshkujt se sa tek femrat dhe gjenetika luan një rol të rëndësishëm. Trajtimet në këtë fazë mund të përfshijnë lazer dhe terapi të tjera,dermoabrazion dhe elektrokauteri (djegie me elektricitet). Parë këtu, në këtë foto është Komediani W.C Fields, hunda e kuqe dhe e fryrë e të cilit, është karakteristike e rosaceas të avancuar.

17. Plagët kangrenoze (kalbëzuese)
Plagët kangrenoze janë ulcera të vogla brenda gojës. Ato quhen edhe ulcerat aftoz. Ndryshe nga plagët e të ftohtit, të cilat paraqiten si puçra të dhimbshme të vogla dhe janë shumë ngjitëse, plagët kangrenoze nuk shkaktohen nga një virus. Disa ushqime ose mangësi e ushqyesve mund të shkaktojë një plagë kangrenoze, siç mund ta bëjë dhe stresi emocional dhe një dëmtim në gojë. Kur është e nevojshme, trajtimi mund të përfshijë medikamente që aplikohen mbi lëkurë dhe zgjidhje me anë të larjes së gojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat