Zieni orizin dhe pini vetëm ujin

Shëndetësia

Zieni orizin dhe pini vetëm ujin

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Uji i orizit është plot vlera ushqyese, prandaj herën tjetër pini këtë ujë dhe do të shihni rezultate të shkëlqyera

Shumica ose edhe të gjithë ne, nuk e pimë ujin i cili mbetet pas zierjes së orizit, por vetëm e hedhim si diçka krejtësisht të panevojshëme.

Mirëpo, ne nuk jemi të vetëdijshëm se sa të përfitime na sjell ai.

Është një recetë e vjetër kineze sipas së cilës uji që mbetet pas orizit të zier mund të shërbejë shumë.

Kjo recetë shërben për një lëkurë më të shëndetshme, flokë më të shndërritshëm dhe për më shumë energji.

Mund ta keni një trup të shëndetshëm dhe lëkurë të mrekullueshme me ndihmën e dy përbërësve të thjeshtë: ujë dhe oriz.

Si ta përgatisni këtë ujë?

Mund ta përdorni edhe ujin në të cilin zieni orizin në mënyrë të zakonshme. Por, në mënyrë që të merrni sa më shumë rezultate, vendoseni orizin në një tepsi/tenxhere dhe vendosni më shumë ujë se zakonisht. Kur orizi zien, mund ta përdorni ujin. Konsumojeni të ngrohtë ose lëreni të ftohet,si ta dëshironi.

Përparësitë e tij janë:

Mbush trupin me energji dhe rrit sasinë e karbohidrateve

Ndihmon për sëmundjet e stomakut dhe diarren

Ju mban larg kancerit

Kontrollon presionin e lartë të gjakut

Kontrollon temperaturën trupore

Gjithashtu ai pastron fytyrën, ndalon shfaqjen e rrudhave në fytyrë dhe do të keni flokë më të shëndetshëm nëse laheni me këtë ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat