Kur nevojitet funksionalizimi i ventilatorit tek rastet me infeksion Sars-CoV-2

Shëndetësia

Kur nevojitet funksionalizimi i ventilatorit tek rastet me infeksion Sars-CoV-2

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:50
Ilustrim

Një ventilator është një pajisje që mbështet ose merr përsipër procesin e frymëmarrjes, duke pompuar ajrin në mushkëri.

Njerëzit që qëndrojnë në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) mund të kenë nevojë për mbështetjen e një ventilatori. Këtu përfshihen njerëzit me simptoma të rënda të Covidit.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të ventilatorëve, dhe secili prej tyre ofron nivele të ndryshme mbështetjeje. Lloji që do e përdorë një mjek do të varet nga gjendja e personit.

Ventiluesit luajnë një rol të rëndësishëm në shpëtimin e jetës, si në spitale ashtu edhe në ambulanca. Njerëzit që kërkojnë ventilim afatgjatë mund t’i përdorin ato edhe në shtëpi.

Kush ka nevojë për një ventilator?

Njerëzit kërkojnë ventilim nëse përjetojnë dështim të frymëmarrjes. Kur kjo ndodh, një person nuk mund të marrë oksigjen të mjaftueshëm dhe mund të mos jetë në gjendje të largojë shumë mirë dioksidin e karbonit. Andaj kjo mund të jetë një gjendje e rrezikshme për jetën.

Ka shumë lëndime dhe gjendje që mund të shkaktojnë dështim të frymëmarrjes, duke përfshirë: dëmtim në kokë, goditje në tru, sëmundje e mushkërive, dëmtimi i palcës kurrizore, poliomielitit, arrest i papritur kardiak.

Poashtu, në dështim të frymëmarrjes mund të dërgojnë edhe gjendjet si: sindroma e distresit respirator neonatal, sindromi i distresit akut respirator (ARDS), pneumonia dhe sepsa.

Disa njerëz me Covid, kanë vështirësi të mëdha në frymëmarrje, ose zhvillojnë sindromin e distresit akut respirator.

Sidoqoftë, kjo ndodh vetëm tek njerëzit që sëmuren rëndë, gjë që përbën rreth 5% të të gjitha rasteve të konfirmuara me Covid-19.

Përveç kësaj, mjekët gjithashtu përdorin ventilator për njerëzit që i nënshtrohen operacionit dhe nuk do të jenë në gjendje të marrin frymë vetë për shkak të anestezisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat