Ankthi është i lidhur me pirjen e duhanit, arsyeja mbetet ende e mjegullt

Shëndetësia

Ankthi është i lidhur me pirjen e duhanit, arsyeja mbetet ende e mjegullt

Më: 23 janar 2021 Në ora: 10:22
Ilustrim

Në këto kohë stresuese të pandemisë, ekspertët e shëndetit kanë më shumë arsye t’i kthehen sërish lidhjes midis ankthit dhe pirjes së duhanit:A i bën ankthi njerëzit të pinë duhan? Apo duhan-pirja shkakton ankth?

Ashtu si shumë aspekte të tjera të shëndetit mendor dhe varësisë, nuk ka përfundime të prera. “Unë mendoj se mbi këtë temë, ne kemi gjeneruar më shumë pyetje sesa kemi përgjigje”– thotë Brajan Hitsman, profesor i asociuar i mjekësisë parandaluese në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Veriperëndimor Fainberg në Çikago, SHBA.

Çrregullimet e ankthit, janë problemi më i zakonshëm i shëndetit mendor në SHBA, që prek 15-19 për qind të popullsisë së rritur dhe që përfshin gjithçka, nga fobitë tek sulmet e panikut, deri tek frika e madhe nga situatat e ndryshme sociale dhe shqetësimet kronike.
Ndërsa normat e pirjes së duhanit në SHBA kanë rënë gjatë 50 viteve të fundit, rreth 1 në 5 amerikanë të rritur – 50.6 milion – raportuan ende pirjen e duhanit në vitin 2019, kjo sipas të dhënave të fundit të bëra publike në nëntor 2020 nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimi (CDC).

Këto të dhëna gjithashtu treguan se 45 për qind e njerëzve me ankth të formës së rëndë, pinin duhan. Edhe tek ata me ankth të formave të lehta, 30 për qind konsumonin duhan. Por ndërkohë tek ata që raportojnë pak ose aspak ankth, vetëm 18 për qind pinë duhan.
Studime të tjera, tregojnë nivele më të larta të çrregullimeve të ankthit tek duhanpirësit, sesa popullata e përgjithshme. Gjithsesi, një studim i bërë publik vitin e kaluar në “Current Psychiatry Reports” tha se përkundër “provave të forta” që lidhnin pirjen e duhanit dhe ankthin, ka “mospërputhje të konsiderueshme për rolin e saktë të ankthit në fillimin, ashpërsinë, dhe rezultatet e ndërprerjes së pirjes së duhanit”.

Lorra Garej, autorja kryesore e studimit, tha se abuzimi me alkoolin dhe substancat, mund të mjegullojë lidhjen e vërtetë. Një faktor tjetër që e ndërlikon situatën, është marrëdhënia e dyanshme midis pirjes së duhanit dhe ankthit.

“Ky është një cikël i përhershëm që ushqehet në vetvete. Ju keni ankth, dhe kjo nxit pirjen e duhanit … dhe pastaj kemi njerëz që bëhen të varur nga nikotina, dhe që përjetojnë simptoma që imitojnë ankthin”-thotë Garej, asistent profesore në Universitetin e Hjustonit. Për Hitsman një problem tjetër, është se pirësit e duhanit mendojnë shpesh në mënyrë të gabuar, se konsumi i duhanit do ta reduktojë ankthin e tyre.

“Është një fiksim në kokën e tyre, se pirja e duhanit është një mënyrë efektive për të menaxhuar shqetësimin e tyre emocional. Kjo gjë i bën ndoshta ata të ndihen më mirë– thotë ai.

Por nga ana tjetër pirja e duhanit rrit rrahjet e zemrës, dhe shkakton ndryshime në trup, që janë e kundërta të relaksimit. Në fakt, pirja e duhanit shkaktonin shumë dëme në të gjithë sistemin kardiovaskular, duke çliruar që dëmtojnë dhe bllokojnë arteriet, të cilat mund të çojnë në një sulm në zemër ose goditje në tru. Lënia e pirjes së duhanit, mund të jetë tepër e vështirë për këdo, kryesisht për shkak të pranisë së nikotinës, një ilaç shumë toksikodipendent, që një mjek amerikan e krahasoi dikur me heroinën dhe kokainën./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat