Kjo shenjë e sëmundjes Covid-19, ka marr vëmendje nga ekspertët shkencor

Shëndetësia

Kjo shenjë e sëmundjes Covid-19, ka marr vëmendje nga ekspertët shkencor

Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:33
Ilustrim

Është e vështirë të gjurmosh se cilat simptoma janë të lidhura me Covidit dhe cilat jo, meqë dhjetra shenja dhe komplikime të mundshme janë lidhur me virusin.

Si pasojë disa simptoma në dukje të padëmshme injorohen lehtësisht por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të jetë e dëmshme.

Një studim i muajit shtator nga Journal of Ear, Nose & Throat identifikoi marramendjen si një simptomë shpesh e neglizhuar që mjekët dhe pacientët duhet të jenë të vetëdijshëm.

Marramendja mund të duket si një simptomë mjaft e zakonshme, por ekspertët thonë se nuk duhet të injorohet.

Ndër të tjera, marramendja juaj mund të jetë rezultat i sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë “një rënie të papritur të presionit të gjakut, dehidrim, ngritje shumë e shpejt nga një pozicion i ulur, ilaçe të caktuara, çështje të veshit të brendshëm ose sëmundjes së udhëtimit”, sipas burimit Prevention.

Sidoqoftë, ekspertët theksojnë se marramendja është një simptomë e zakonshme e Covidit.

Një studim i hershëm i qershorit i botuar në JAMA Neurology arriti në përfundimin se marramendja ishte manifestimi më i zakonshëm neurologjik për këtë sëmundje infektive.

Studiuesit këshillojnë klinicistët dhe pacientët që marramendja nuk duhet të merret lehtë, pasi është provuar të jetë një manifestim i dukshëm klinik midis pacientëve me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat