Vaji i peshkut zbut simptomat e artritit

Shëndetësia

Vaji i peshkut zbut simptomat e artritit

Më: 15 mars 2021 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Ekspertët amerikanë kanë vërtetuar se vaji i peshkut ka ndikim të hatashëm në zbutjen e inflamacioneve që më pas shkakton sëmundje të ndryshme, përfshirë këtu sëmundjet e zemrës, kancerin, artritin dhe sëmundjen e Alzheimer-it.

Vaji i peshkut sikurse edhe aminoacidet omega 3 kanë efekt kundër inflamacioneve. Nëse e konsumoni në sasi të mjaftueshme, mund ta rregullojë ndikimin e sistemit imun. Kur në trup ndodh diçka jo e mirë, ato reagojnë menjëherë në mënyrën që problemi të mënjanohet, e simptomat se inflamacionit kronik janë shenjë se trupi po provon ta shërojë veten e tij.

Inflamacioni kronik nëse nuk shërohet mund ta dëmtojë zemrën dhe qelizat e trurit dhe shtohet rreziku për infarkt dhe sulm në tru.

Po ashtu mund të shkaktohet ndjeshmëria e trupit në insulinë, që shkakton diabetin. Aminoacidet omega 3 i gjejmë në peshkun me yndyrë (salmon, sardele), mish të pulës, perime me lëvozhgë të fortë, lakër jeshile, spinaq dhe vaj të bimëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat