Ndërprerja dhe rikthimi i periodave brenda pak ditësh: A është normale?

Shëndetësia

Ndërprerja dhe rikthimi i periodave brenda pak ditësh: A është normale?

Më: 20 mars 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Ju ka ndodhur ndonjëherë që pak ditë pas periodave cikli ndërpritet papritur. Në një moment të dytë, periodat rikthehen dhe hemorragjia është më e shtuar dhe me më shumë dhimbje se më parë

Pse ndodh ky ndalim dhe rikthim gjatë një cikli të vetëm?

Si fillim, duhet të dini që përgjithësisht menstruacionet vijnë çdo 21 deri në 35 ditë dhe zgjasin nga 3 deri në 7 ditë.

Gjatë këtyre ditëve, sasia e indeve që grumbullohet në shtresën e brendshme të mitrës gjatë gjithë muajit mund të ndryshojë, duke i bërë disa ditë periodat më të lehta dhe në ditë të tjera me më shumë hemorragji apo dhimbje, shkruan Pop Sugar.

Gjinekologët thonë se enët e vogla të gjakut që ushqejnë shtresën e brendshme të mitrës ndikohen gjithashtu nga ndryshimet e niveleve të hormoneve tuaja gjatë ciklit menstrual.

Shkalla e gjakderdhjes nga këto enë gjaku është e lidhur drejtpërdrejtë me veprimin e hormoneve.

Hemorragjia nuk ndodh domosdoshmërisht në mënyrë uniformë brenda mureve të mitrës, por brenda një kohe nga 3 deri në 7 ditë. Prandaj gjatë një dite përballeni me hemorragji të shtuar, ndërsa të nesërmen mund të shihni thuajse asgjë.

Edhe nëse periodat tuaja ndërpriten dhe rifillojnë sërish, është diçka normale, për aq kohë sa jeni brenda afatit kohor të ciklit, citon Anabel.

Nëse ndodh që të keni cikël normal për 3 ditë, pastaj të ndërpritet për 4 ditë dhe të rikthehet për 5 ditë të tjera, duhet t’i kushtoni vëmendje.

Kur mjekët thonë “perioda normale” i referohen grave dhe vajzave që nuk janë duke marrë pilula emergjence.

Në situata të tilla, çdo lloj pilule mund të japë efekte anësore të ndryshme, që ndikojnë tek periodat (reduktimi ose shtimi i tyre).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat