Shqetësimi i mjekut endokrinolog: Një arsye pse tek të sëmurët me Covid shkaktohet diabet

Shëndetësia

Shqetësimi i mjekut endokrinolog: Një arsye pse tek të sëmurët me Covid shkaktohet diabet

Më: 30 mars 2021 Në ora: 06:41
Ilustrim

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve që luftojnë Covid-19, ka shkaktuar diabetin te shumë persona. Mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji, shpjegon për ABC News.al se pavarësisht mungesës së statistikave, është rritur ndjeshëm numri i diabetikëve gjatë periudhës së pandemisë. Shumica e tyre e kanë zbuluar këtë sëmundje gjatë kohës së pandemisë.

“Nuk kemi statistika të mirëfillta, por në këtë periudhë që përdorimi i këtyre barnave shoqëruar edhe me stresin që jep Covid ka çuar në rritje të numrit të të prekurve me diabet,”-thotë mjeku.

Por mjeku jep një lajm të mirë për ata të cilët diabetin e kanë pasur si pasojë e përdorimit të antibiotikëve.

“Fatmirësisht nëse ka ardhur nga produktet kortizonikë, nuk është diabet që qëndron gjatë, “ -thekson ai.

1/3 e viktimave nga Covid kanë qenë me diabet. Mjeku Gjergji thotë se virusi ka qenë më agresiv pikërisht te këta të sëmurë.

Gjatë periudhës së pandemisë, endokrinologët kanë trajtuar deri në 100 pacientë diabetik në ditë të prekur edhe nga Covid. Në vendin tonë 10% e popullsisë rezulton me diabet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat