Sa kohë duhet të fërkoni duart me dezinfektues për të larguar virusin?

Shëndetësia

Sa kohë duhet të fërkoni duart me dezinfektues për të larguar virusin?

Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Spërkatja e duarve në formën e llakut ose duke e pikuar në duar dhe më pas duke fshirë duart, ju nuk jeni duke i pastruar duart mirë, prandaj kushtojini vëmendje gabimeve të zakonshme që bëni kur përdorni këto produkte.

Sipas ekspertëve, e gjithë sipërfaqja e duarve duhet të mbulohet me dezinfektues, në mënyrë që të shmangni infektimin me koronavirus.

Sipas Zack Jay McKinney, mjek në një klinikë në Minesota, tha se nuk duhet të shqetësoheni për sasinë e përdorimit të dezifenktuesit, dhe shtoi se është e saktë të mbulosh të dy duart me dezinfektues.

Dhe kur vendosni mjaftueshëm dezinfektues në duart tuaja, përpiquni t’i fërkoni ato aq kohë sa të mbuloni duart mirë me to.

Thomas Rousseau, kreu i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Buffalo në Neë York, beson se rreziku më i madh kur përdorni dezinfektues nuk është mbulimi i duarve të plota.

Sipas tij, fërkimi i pjesëve të gishtërinjëve është një ndër gjërat që secili harron të bëjë.

Ai shtoi se duart duhet të fërkohen me dezinfektues derisa të thahen, sepse kështu dezinfektohet çdo pjesë e dorës.

Ndërsa është e rëndësishme të përdorni dezinfektuesit si duhet, ato nuk duhet të jenë e vetmja masë parandaluese. Për shembull, kur lani duart pasi të hani, lani ato tërësisht me ujë dhe sapun, sepse spreji dezinfektues nuk do të largojë pluhurin ose yndyrën prej tyre.

Mjekët këshillojnë që duart duhet të lahen të paktën 30 sekonda në mënyrë që të parandalohet infektimi me Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat