Efekti anësor më i zakonshëm i vaksinës antiCOVID-19

Shëndetësia

Efekti anësor më i zakonshëm i vaksinës antiCOVID-19

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Me miliona njerëz në të gjithë botën që po vaksinohen kundër COVID-19 çdo ditë, ka shumë mundësi për t’u ndjerë optimist për atë që do të vij më pas.

Mirëpo, pas vaksinimit disa persona kanë treguar se kanë përjetuar disa efekte anësore.

Cili është efekti anësor më i zakonshëm i vaksinës antiCOVID?

Rreth gjysma e të gjithë pacientëve që marrin vaksinën Pfizer ose AstraZeneca raportuan se kishin një krah të lënduar pas vaksinimit, sipas aplikacionit të Studimit të Simptomave të COVID-19.

Kjo u raportua në 57 për qind të pacientëve me dozën e parë Pfizer dhe 49 për qind të pacientëve me dozën e parë AstraZeneca.

51 për qind e njerëzve kishin një krah të lënduar pasi morën dozën e dytë të vaksinën Pfizer. Efektet anësore u raportuan gjithashtu më shpesh midis njerëzve nën 55 vjeç, pretenduan shkencëtarët. Efektet anësore lokale – që përfshin çdo efekt anësor në vendin e injektimit, duke përfshirë një krah të lënduar – u raportuan në 66 për qind të njerëzve pasi kishin ishin vaksinuar kundër coronavirusit.

Efektet anësore sistemike, të cilat përfshijnë simptoma në të gjitha pjesët e trupit, përveç vendit të injektimit, nuk ishin aq të zakonshme. Rreth një e katërta e pacientëve kishin të paktën një efekt anësor sistemik, duke përfshirë dhimbje koke dhe lodhje.

Profesori Tim Spector, shkencëtar kryesor në aplikacion dhe Profesor i Epidemiologjisë Gjenetike në King’s College London tha: “Të dhënat duhet të sigurojnë shumë njerëz që në botën reale, pasojat e vaksinës janë zakonisht të lehta dhe të shkurtra, veçanërisht te personat mbi të 50-tat të cilët janë më të rrezikuar nga infeksioni. Rezultatet tregojnë gjithashtu deri në 70 për qind mbrojtje pas tre javësh pas një doze të vetme, i cili është një lajm fantastik”.

Por, ç’ është më e rëndësishmja, numri i përgjithshëm i efekteve anësore në publikun e gjerë ishte më i vogël sesa shihej në provat fillestare klinike për vaksinën.

Studimi i King’s College në Londër mbështet sigurinë e vaksinave të coronavirusit, shtoi autorja e hulumtimit, Dr Cristina Menni.

“Rezultatet tona mbështesin sigurinë e të dy vaksinave me më pak efekte anësore në popullatën e përgjithshme sesa raportohen në provat eksperimentale të Pfizer dhe AstraZeneca dhe kjo duhet të ndihmojnë në zbutjen e shqetësimeve te njerëzit”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat