A duhet që bebja të mbajë syze dielli?

Shëndetësia

A duhet që bebja të mbajë syze dielli?

Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Rrezet UV mund të dëmtojnë sytë e bebeve dhe fëmijëve, prandaj oftalmologët këshillojnë që bebja të mbajë syze kur del në diell

”Të gjithë fëmijët duhet t’i mbrojnë sytë nga drita e diellit, në mënyrë që të parandalojnë djegiet dhe dëmtimet e syve.

“Te foshnjat e vogla, sytë janë ende duke u zhvilluar, prandaj është shumë e rëndësishme t’i mbroni nga rrezet e dëmshme UV”, thekson okulisti dr. Vik Sharma.

Rekomandohet që fëmijët deri në moshën 10 vjeç të mbajnë syze në rrezet e diellit.

Është e rëndësishme të theksohet se syzet duhet të jenë të mira, ato që me të vërtetë kanë mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit.

Por, nëse bebja nuk dëshiron të vërë syze dhe i heq gjatë gjithë kohës?

Mos u mërzitni, ajo ngadalë do të mësohet me to.

Mundohuni të zgjidhni modelin më të përshtatshëm, në mënyrë që bebja të ndihet rehat, ndërsa i mban ato në kokë.

Pse sytë e bebes rrezikojnë më shumë nga dielli?

Korneja, thjerrëzat dhe lëngjet janë shumë më të pastra te foshnjat sesa te të rriturit. Kjo lejon që rrezet e gjatësisë së valës më të shkurtër të arrijnë në retinë, e cila më pas çon në katarakt më vonë në jetë.

Fëmijët dhe adoleshentët janë shumë më të ndjeshëm ndaj dëmtimeve, sepse ata zakonisht kalojnë më shumë kohë jashtë.

Për të parandaluar dëmtimet, mjekët gjithmonë rekomandojnë që të zgjidhni syze me xhama cilësor për fëmijë, të cilat do të mbrojnë sytë dhe do t’i mbrojnë ata nga rrezet e diellit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat