Magnezi si dhe vitamina D janë efikase kundër depresionit

Shëndetësia

Magnezi si dhe vitamina D janë efikase kundër depresionit

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 16:36

Te shumë njerëz vjeshta shkakton njëfarë mërzie, e cila mund të kalojë edhe në depresion. Pas verës së pabrenga, fillon që të sajohet në një masë më të madhe hormoni i stresit. Depresionin vjeshtor mund ta luftoni me ilaçe, por edhe me metoda të tjera.

Së pari, duhet ta dini se trurit i pëlqejnë risitë, prandaj mos e pranoni rutinën e përditshme si mënyrë të domosdoshme të jetës. Bëni diçka të re çdo ditë, qoftë edhe duke shkuar në punë nëpër ndonjë rrugë tjetër.

Po ashtu, duhet ta dini se metoda më efikase për relaksim para çdo ngjarje stresuese, është frymëmarrja e thellë, duke e mbajtur ajrin brenda për 5 sekonda, e më pas duke e nxjerrë atë jashtë.

Gjatë vjeshtës duhet të filloni që të merrni preparate me vitaminë D, meqë organizmi nuk e merr atë mjaft nga dielli. Po ashtu edhe magnezi ushqen sistemin nervor, prandaj duhet pasur kujdes që ky mineral të mos mungojë në organizmin tuaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat