Kjo i ndodh trupit nëse nuk lahemi për disa ditë?

Shëndetësia

Kjo i ndodh trupit nëse nuk lahemi për disa ditë?

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Nëse ndonjëherë keni menduar të mos bëni dush për ditë të tëra, lexoni këtë!

As nuk dyshojmë që mund të keni në plan të rrini disa ditë pa bërë dush, por sidoqoftë mirë është të dini ca gjëra më shumë.

1. Djersa dhe bakteret do të bëhen bashkë!

Ndonëse vetë djersa nuk ka një aromë, kur bashkohet me bakteret natyrale të trupit shkakton atë erën e padurueshme, prandaj zgjedhja e vetme është dushi! – shkruan Bustle.

2. Mund t’ju shfaqen akne

Sigurisht që aknet shfaqen për arsye nga më të ndryshme, por nëse e keni neglizhuar dushin për pak kohë, gjendja do të përkeqësohet. Kjo ndodh zakonisht nëse flini pa e larë fytyrën dhe pa pastruar grimin të cilin e keni mbajtur përgjatë gjithë ditës.

3. Shtohen shtresat e lëkurës së vdekur

Qelizat e vdekura në lëkurë shumohen çdo orë. Nëse nuk pastroheni vazhdimisht, ato mund të bëhen edhe më të dukshme në sipërfaqen e lëkurës. Rezultati? Lëkurë e acaruar!

4. Ka shanse t’ju shfaqet myk

Nëse lëkura juaj nuk e përballon dhe lufton bakteret dhe mykun, mund të përfundoni me një infeksion lëkurë, sigurisht kjo nëse keni disa ditë me radhë që nuk laheni.

Kur bëni dush pasi keni prekur sipërfaqe apo takuar njerëz të ndryshme, ndihmoni veten për të qenë më të shëndetshëm dhe mbi të gjitha qëndroni larg infeksioneve.

5. Do të vini re që lëkura do t’ju përkeqësohet

Nëse nuk laheni për javë të tëra, mund të përballeni me sëmundje të tilla si ekzema, dermatiti apo komplikime të tjera. Çfarë ju mban larg tyre? Dushi!

6. Flokët do të yndyrosen më shumë nga ç’mendoni ju

Dhe jo, s’e kemi fjalën për atë yndyrën që na ndodh të gjithëve 2 ditë pasi kemi larë flokët, citon Anabel.

7. Mund të hasni probleme me skalpin

Duke neglizhuar për shumë kohë larjen me shampon mund të përballeni me dermatitin që shkakton skuqje rreth skalpit, fryrje dhe kruarje të tij. Ndonëse nuk është e nevojshme larja e flokëve çdo ditë, krijoni një rutinë për flokët tuaj dhe ndiqni atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat