Përdorimet e panjohura të limonit

Shëndetësia

Përdorimet e panjohura të limonit

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Limoni ofron shumë përfitime për trupin tonë. Është i pasur me vitaminë C, flavonoide të cilat kanë veprimtari antioksiduese dhe shumë më tepër lëndë ushqyese.

Limoni është shumë i dobishëm në jetën tonë të përditshme, që nga pastrimi i shtëpisë deri tek rutina e bukurisë.

Pastron yndyrën nga enët

Uji i nxehtë dhe detergjenti i enëve ndonjëherë nuk janë të mjaftueshme për të hequr yndyrën nga enët. Shtrydhni dy limona në sfungjer dhe shtoni pak detergjent. Fërkoni enët me këtë përzierje dhe yndyra do të largohet më shpejt dhe më lehtë.

Pastron mikrovalën

Ka dy mënyra për të pastruar mikorvalën në mënyrë efektive. E para, është të vendosni një filxhan ujë dhe lëng limoni në mikrovalë dhe ta ngrohni për dy minuta. Më pas, pastrojeni me një sfungjer. Dhe mënyra e dytë është të vendosni pak lëng limoni dhe detergjent enësh në një sfungjer dhe pastrojeni me këtë përzierje.

Bëni pastrues shtëpiak

Ju ka mbaruar detergjenti apo dezinfektuesi? Bëjeni tuajin me limon dhe përbërës të tjerë që tashmë i kemi në shtëpi.

Kujdesuni për lëkurën me limon

Limoni lufton aknet, i jep shkëlqim lëkurës dhe ka veti antibakteriale. Një mënyrë për ta përfshirë në rutinën tuaj të bukurisë është të bëni një pastrim shtëpiak me limon dhe mjaltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat