Disa metoda për gjumë më të rehatshëm

Shëndetësia

Disa metoda për gjumë më të rehatshëm

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 00:19
Ilustrim

1. Ndryshoni dyshekun
Nëse keni të njëjtin dyshek prej 8 vitesh ose nëse zgjoheni me dhimbje dhe të ngurtësuar, është koha të dilni për pazar.

Por mbani parasysh që nuk ka një dyshek që t’ju sigurojë zgjidhjen e të gjitha problemeve tuaja. Për shembull, dyshekët e lartë ofrojnë mbështetje më të mirë për personat që flenë në shpinë dhe anash, por ata mbajnë nxehtësinë, duke e bërë të papërshtatshme për personat që vuajnë nga afshet.

Këshillë: Për sa kohë mund të përdorni një dyshek varet nga disa faktorë, si cilësia dhe përdorimi i tij. Mbani parasysh që trupi i gjithësecilit ndryshon me kohën, dhe nevoja për rehati dhe mbështetje vetëm rritet me kalimin e moshës.

2. Vendoseni qafën në pozicion neutral
Nëse ngriheni të lodhur dhe me dhimbje qafe, fajin e ka jastëku juaj. Jastëkët që janë shumë të lartë ose shumë të ulët shkaktojnë probleme. Jastëku juaj duhet të jetë në përmasat e duhura që të mbajë qafën në pozicionin e duhur, neutral. Për ata që flejnë në anë, hunda duhet të jetë në vijë të drejtë me qendrën e trupit. Fjetja përmbys është mirë të shmanget pasi sjell përdredhje të qafës.

Këshillë: Mbani në pozicion neutral qafën edhe para se të flini. Mos ngrini qafën për të parë TV.

3. Izoloni dyshekët
Tështimat, kruarjet dhe skuqjet nga alergjitë mund të shkaktojnë ndërprerje të gjumit, për këtë mund të jetë faji i dyshekut. Kohë pas kohe mund të mbushet me myk, pluhur të ngjitur dhe ngacmues të tjerë alergjishë. Shmangni këto duke izoluar dyshekun, jorganin dhe jastëkun.

Këshillë: Mbulesa hermetike, plastike dhe kundër pluhurit janë zgjidhjet më të mira.

4. Përcaktoni orën biologjike të trupit
Bini të flini dhe zgjohuni në të njëjtën orë çdo ditë, duke përfshirë edhe fundjavat. Kjo rutinë do të vendosë trurin dhe trupin tuaj në një cikël të shëndetshëm gjumë-zgjim. Në të njëjtën kohë, do ta keni më të lehtë t’iu zërë gjumi shpejt dhe të flini qetë natën.

Këshillë: Dilni në dritë 5-30 minutat e para pas zgjimit. Drita është rregullatori më i fuqishëm i orës biologjike.

5. Ushtrohuni si duhet, në kohën e duhur
Është provuar se ushtrimet e rregullta përmirësojnë cilësinë e gjumit, për aq kohë sa ju nuk ushtroheni afër kohës që do të bini të flini. Një hov energjishë pas stërvitjes mund t’ju mbajë zgjuar. Përfundoni çdo ushtrim të fortë të paktën 3-4 orë para se të flini.

Këshillë: Ushtrimet e lehta mendje/trup janë të pranueshme para se të flini. Yoga, tai chi, dhe ushtrime të ngjashme janë shumë të mira si trajtim gjumë nxitës.

6. Kufizoni ushqimin në darkë
Kufizoni ushqimet e rënda dhe vaktet e mëdha vonë në darkë. Ato e sforcojnë shumë aparatin tretës dhe e bëjnë gjumin të parehatshëm. Shumë njerëz konsumojnë vetëm vakte të lehta me ushqime që ndihmojnë gjumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat