Në djegien e dhjamit dhe uljen e rrezikut të diabetit tip 2 mund të iu ndihmojë ky suplement

Shëndetësia

Në djegien e dhjamit dhe uljen e rrezikut të diabetit tip 2 mund të iu ndihmojë ky suplement

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Humbja e peshës mund të jetë e ndërlikuar, kështu që nganjëherë mund të dëshironi të kërkoni pak ndihmë nga jashtë për t’ju dhënë një shtysë.

Nëse dëshironi të bëni një rrugë më natyrale, një mundësi e mundshme është acidi linoleik i konjuguar (CLA), i cili tashmë gjendet në shumë ushqime.

Çfarë është acidi linoleik i konjuguar (CLA)?

Acidi linoleik i konjuguar është një acid yndyror omega-6 që gjendet në mish, qumësht dhe disa produkte vaji, si vaji bimor. Studimet mbi kafshët dhe njerëzit kanë përcaktuar që CLA mund të ketë disa përfitime të supozuara shëndetësore.

Ka prova që mund të ndihmojë në heqjen e atyre kilogramëve të tepërta duke ulur nivelet e oreksit, duke rritur djegien dhe prishjen e yndyrave, si dhe ngadalësimin e prodhimit të yndyrës.

Studime të shumta kanë lidhur gjithashtu njerëzit që konsumojnë ushqime me sasi më të larta të acidit linoleik të konjuguar me rrezik më të ulët të sëmundjeve të tilla si diabeti tip 2 dhe sëmundjet e zemrës. Sidoqoftë, studiuesit e kanë të qartë se puna e tyre është në fazat e hershme dhe se duhet të harxhohet më shumë kohë për këtë temë.

Cilat janë efektet anësore të tij?

Efektet anësore të CLA-së janë relativisht të lehta edhe nëse e merrni në formë suplementi dhe zakonisht përfshijnë të përziera, diarre, lodhje, dhimbje koke dhe dhimbje stomaku. Studimet kanë përfshirë doza deri në gjashtë gram në ditë pa probleme shëndetësore. Shtatzënat si dhe njerëzit që kanë çrregullime metabolike dhe / ose diabetike duhet të qëndrojnë larg tij.

Sidoqoftë, shkencëtarët janë ende duke përpunuar ndikimet afatgjata të marrjes së CLA për shumë muaj dhe vite, kështu që kjo është diçka për tu mbajtur në mend.

Si duhet ta merrni?

Nëse jeni duke kërkuar të merrni më shumë acid linoleik të konjuguar përmes dietës tuaj, provoni mish dhe produkte qumështi nga kafshë si dele, lopë dhe dhi. Hulumtimet e hershme tregojnë gjithashtu se kafshët e ushqyera me bar kanë një përmbajtje më të lartë CLA sesa ato të ushqyera me drithëra, kështu që kjo është diçka për t’u marrë parasysh kur bëni blerje ushqimesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat