Studiuesit zhvillojnë një mjet që është një hap i madh për diagnostikimin e kancerit

Shëndetësia

Studiuesit zhvillojnë një mjet që është një hap i madh për diagnostikimin e kancerit

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Hulumtuesit në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT) kanë krijuar një mjet diagnostikues të nanogrimcave që mund të zbulojë qelizat e kancerit në urinë, një zbulim i madh për diagnostikimin e kancerit.

Zhvillimi i një mjeti për zbulimin e kancerit i cili mund të përdoret si një test i thjeshtë urine shënon një përparim në diagnostikimin e kancerit. Onkologët zakonisht përdorin teknika të imazhit si skanimet CT, mamografitë dhe kolonoskopia për të zbuluar sëmundjen.

Sipas studiuesve, mjeti nanogrimcë, i aprovuar për përdorim te njerëzit, mund të përfshihet në testet rutinë të urinës për të kontrolluar gjurmët e qelizave të kancerit.

Mjeti do të funksionojë i kombinuar me një përbërës radioaktiv të quajtur "bakër-64" që zakonisht gëlltitet, thithet ose injektohet dhe që zbulon qelizat kanceroze dhe gjurmon rrugën drejt burimit të tyre.

Instituti i shkencës dhe teknologjisë me famë botërore tha se nanogrimca në parim mund të përdoret për të zbuluar kancerin kudo në trup - përfshirë tumoret që janë përhapur nga vendndodhja e tyre kryesore, një proces i njohur si metastazë.

“Ky është një sensor vërtet i gjerë që synon t'i përgjigjet tumoreve primare dhe metastazave të tyre. Mund të shkaktojë një sinjal urinar dhe gjithashtu të na lejojë të përfytyrojmë se ku janë tumoret.” – thanë studiuesit.

Për shkak të madhësisë së tyre, nanogrimcat sillen ndryshe nga materialet më të mëdha përsa i përket mënyrës se si thithin energji dhe reagojnë me kimikatet. Kjo do të thotë se shpesh kanë luajtur një rol vendimtar në zbulimet shkencore që nuk mund të ishin bërë pa përdorimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat