Çka është fibromialgjia?

Shëndetësia

Çka është fibromialgjia?

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Fibromialgjia është një gjendje afatgjate kronike, e cila shkakton dhimbje në muskuj dhe kocka, lodhje të përgjithshme, gjumë dhe shqetësim.

Kjo gjendje mund të jetë e vështirë të kuptohet edhe për profesionistët e kujdesit shëndetësor.

Simptomat e këtij problemi imitojnë ato të gjendjeve të tjera dhe nuk ka ndonjë test të vërtetë për të konfirmuar diagnozën dhe si rezultat shpesh diagnostikohet gabimisht.

Madje në të kaluarën, disa profesionistë shëndetësor pyesnin nëse fibromialgjia ishte e vërtetë.

Fibromialgjia mund të jetë ende sfiduese për t’u trajtuar, por ilaçet, terapia dhe ndryshimet në stilin e jetesës mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni simptomat dhe të përmirësoni cilësinë e jetës tuaj, shkruan Healthline.

Fibromialgjia shkakton atë që tani quhet “zona e dhimbjes” dhe dhimbja është e vazhdueshme.

Procesi i diagnostikimit përqendrohet në zonat e dhimbjes në muskuj dhe kocka dhe shpesh mund të shkaktohen dhimbje të ashpra.

Simptoma të tjera të fibromialgjisë përfshijnë lodhjen, problemet me gjumin, dhimbjen e kokës, depresionin ankthin etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat