Ky është ilaqi më i mirë për epokën tonë të ankthit

Shëndetësia

Ky është ilaqi më i mirë për epokën tonë të ankthit

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Disa prej nesh janë më të aftë se të tjerët në mbajtjen e frymës. Por ne të gjithë jemi vënë herë pas here në provë. Të gjithë përgatitemi kur zhytemi në ujë. Mbyllni buzët dhe ruani ajrin brenda. Në një moment të tillë shumë njerëz përshkruajnë se përjetojnë një valë relaksi në këtë moment, një qetësim të mendjes, një gjendje mendore të ngadalësuar, derisa mushkëritë të kërkojnë frymëmarrjen e radhës.

Kur kjo ndodh, shumica prej nesh përjetojnë një lloj ankthi të përshpejtuar. Mendja vihet në gatishmëri të menjëhershme,për shkak të perspektivës së mungesës së oksigjenit, ndonëse gjaku dhe organet tuaja kanë mjaftueshëm oksigjen për 1 apo 2 minuta të tjera.

Por nuk ka nevoje të notoni për ta përjetuar këtë lloj ankthi. Me shumë mundësi e keni mbajtur frymën pezull gjatë një viti e gjysmë tejet të trazuar. Kur keni ecur me shumë kujdes në supermarket, gjatë izolimit social, pastaj rikthimit në një farë normaliteti. 

Në shumë nivele, viti 2020 i detyroi njerëzit kudo në botë që ta konsideronin frymën e tyre si një akt mbijetese. Deri tani specialistët e mushkërive siç janë pulmonologët, studiojnë se si të trajtojnë sëmundje si astma, emfizema apo sëmundjet e frymëmarrjes. Vetëm kohët e fundit kanë filluar të merren me mënyrat e rregulluara të frymëmarrjes në përditshmërinë tonë.

Studimet e tyre sugjerojnë që ne të gjithë mund të jemi shumë më mirë. Praktika e një frymëmarrjeje të ndërgjegjshme mund të jetë një mjet i fuqishëm dhe një ilaç efektiv për trupin dhe mendjen. Shumë njerëz janë rritur duke marrë kronikisht frymë në mënyrë të cekët. Kjo lloj frymëmarrje shmang përfshirjen e diafragmës pranë barkut tuaj.

“Kur plakemi shtojmë në peshë, kemi më shumë stres dhe e ndalojmë frymëmarrjen me diafragmën tonë”- thotë Majkëll Stefën, pulmolog në Universitetin Tomas Xheferson. “Kjo është një frymëmarrje joefektive”- thekson ai. Prandaj duhet ta bëni praktikë të vazhdueshme frymëmarrjen më të thellë dhe më të ngadaltë.

Kjo i sinjalizon trupit tuaj se “gjithçka është mirë”. Ritmi i zemrës ngadalësohet; nervat relaksohen, dhe truri çliron hormonet e serotonniës dhe dopaminës që na bëjnë të ndihemi mirë. Stefën thotë se frymëmarrja e thellë është një “antidepresant natyral”. Ai botoi vitin e kaluar librin e tij të parë “Si të marrësh frymë”.

Ndërkohë një valë studimesh të kohëve të fundit, tregojnë sa frymëmarrja e ngadaltë dhe e thellë mund të stimulojë shumë më tepër sesa mushkëritë. Hulumtime të ndryshme e kanë këtë praktikë trajtimin e simptomave të ankthit, apneas së gjumit, PTSD, dhimbjeve kronike dhe depresionit.

Një frymëmarrje e thellë dhe e ngadaltë ndikon edhe në presionin e gjakut, tek inflamacioni i qelizave, dhe ka efekte më parandalimin e sëmundjeve të zemrës, vrasësi numër një për njerëzit në mbarë botën. Krahasuar me dietat apo palestrën, frymëmarrja ka qenë një lloj terapie e rekomanduar kohët e fundit.

Donald Nobwl, mjek dhe shkencëtar i sjelljes njerëzore në Universitetin Emori, pyet veten nëse njerëzit e kanë normalizuar një ritëm të tepruar të frymëmarrjes. Studimi i tij eksploron sesi frymëmarrja bashkëvepron me sistemin kardiovaskular dhe atë neurologjik.bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat