Frutat mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë

Shëndetësia

Frutat mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

A e dini se frutat mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë? Ky ushqim, i cili rekomandohet nga të gjithë nutricionistët dhe mjekët dhe në përgjithësi konsiderohet i shëndetshëm, përmban karbohidrate, glukozë dhe fruktozë. Këtu qëndron dhe rreziku i tyre.

Nëse konsumohen në sasi të mëdha, frutat mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë yndyrore (jo alkoolike). “Për shembull, mollët përmbajnë më shumë fruktozë, ndërsa kajsitë dominohen nga glukoza”, thotë nutricionistja Eli Krieger.

Krieger thotë se ky problem mund të shmanget nëse merrni parasysh në cilën orë të ditës merret fruta, si dhe në çfarë sasie

Rekomandohet që frutat të merren në orët e paradites kur metabolizmi ynë është më i shpejtë, kur tretim ushqimin më mirë dhe trupi “zbërthen” glukozën dhe fruktozën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat