5 përfitimet e uthullës së mollës!

Shëndetësia

5 përfitimet e uthullës së mollës!

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 21:25
Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është një nga produktet më të popullarizuara. Është efektive jo vetëm në shëndet, por edhe pastrim gjithashtu. Por cilat janë përfitimet e uthullës së mollës, sipas shkencës? CNN pyeti shtatë ekspertë dhe shikoi dhjetëra studime për të sjellë këto fakte.

Dietologia Carol Johnston ka studiuar efektet e acidit acetik, përbërësi kryesor i uthullës, në nivelet e glukozës në gjak, që nga viti 2004. Studimet e bëra tregojnë se acidi acetik, mund të përdoret për të ndihmuar njerëzit të ulin sheqerin në gjak.

Mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Uthulla e mollës ndihmon personat që i janë ushtruar një regjimi ushqimor, të humbin më thjeshtë kilogramët e padëshiruar. Studimi më i përhapur në lidhje me këtë efekt, është trajtimi 12 javor. Efektet janë peshë më të ulët trupore, bel më i hollë, dhe më pak yndyrë. Megjithatë kilet e humbura në numër, nuk janë shumë, 2 deri në 4 kilogramë në 3 muaj.

Por nëse e kombinoni atë me një dietë të shëndetshme dhe stërvitje, efektet do të jenë më të mëdha. Dietologët sugjerojnë përdorimin e uthullës balsamime në sallata. Nëse doni ta konsumoni në një mënyrë tjetër, mund të hidhni 2 lugë uthull në një gotë me ujë. Por mos e teproni me masën, pasi uthulla e mollës gërryen smaltin e dhëmbëve, informon dritare.net.

Ndihmon në ruajtjen e ushqimeve.

Për vite me radhë, uthulla është përdorur për të ruajtur turshitë. Tashmë njihet edhe si një ruajtës natyral për mishin e përpunuar. Shumica e turshive në shtëpi përdorin 5% uthull të bardhë të distiluar sepse nuk ndikon në ngjyrën e perimeve apo frutave, por uthulla e mollës është një zgjedhje popullore për shkak të aromës së saj të ëmbël.

Ndihmon për shërimin e pickimeve të insekteve. Uthulla e mollës, është një ilac natyror për shërimin e pickimeve të insekteve, infeksioneve të lëkurës, një mënyrë e mirë për të luftuar morrat dhe zbokthin.

Uthulla, është gjithashtu një pastrues i mirë.

Për shkak të vetive antimikrobike të uthullës së mollës, shpesh sugjerohet si një pastrues natyral për shtëpinë, informon dritare.net. Acidi është efektiv kundër mykut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat