Përgatiteni në këtë mënyrë bukën që tua ngadalësoj plakjen

Shëndetësia

Përgatiteni në këtë mënyrë bukën që tua ngadalësoj plakjen

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Ushqimi cilësor dhe ai adekuat ndikojnë në procesin e plakjes. E kjo bukë, e quajtur "buka që ngadalëson plakjen", do të duhej të ishte baza e kafjallit tuaj. Shëndeti dhe bukuria janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Kombinimet e gabuara të ushqimit, si dhe konsumimi i ushqimeve që nuk ju përshtaten, dëmtojnë dukjen dhe shëndetin. Lëkura plaket shpejtë, shfaqet celulit dhe shtresa dhjamore. Vjen edhe deri te çrregullimi i metabolizmit, i cili nuk ka pse të jetë i vërejtur në të dyzetat.

PËRBËRËSIT

200 g miell hikërrori, 200 g miell gruri integral, 100 g miell thekre, 1 pluhur për pjekurina, pak sodë bikarbonati, 4 lugë vaj ulliri, gjysmë lugë qimnon, 1 lugë fara të lirit, pak rozmarinë, gjysmë litri ujë.

PËRGATITJA

Përzieni përbërësit dhe lini gjatë natës që të fermentohen. Ngrohni furrën në 250 C, masën e derdhni sipër letrës për pjekje në enë të përshtatshme dhe e piqni midis 30 minutave dhe një orë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat