Zhvillimi i trajektores të pandemisë Covid-19

Shëndetësia

Zhvillimi i trajektores të pandemisë Covid-19

Prof. Dr. Afrim Koliqi      Nga Prof. Dr. Afrim Koliqi Më 6 nëntor 2021 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Trajektorja e p(l)andemisë Covid- 19, tani me ritme të përshpejtuara po manifestohet në modelin e trefishtë te shoqërisë njerëzore në planetin tonë, duke vështërsuar dhe më tej jetën e njeriut deri në tjetërsim të plotë. Gjithsesi këto modele kanë lidhje organike duke shprehur në një anë përpjekjet për mbijetesë të njeriut të thjesht ,kohës apokaliptike, dhe në anën tjetër fitimet marramendëse të farmakomafisë dhe korporatave të mëdha me veprimtari të shumëfishtë të konsumit. Situata socioekonomike është direkt e varur nga funksioni i instalimit të treguesve ekonomik, që po shkatërrojnë ekonomit edhe ashtu të brishta të shumë vendeve e shteteve në tregun botëror.

Modeli i krizës energjetike tani mbarëbotëror, rritja e çmimeve të derivateve të naftës si dhe rritja enorme e shportës jetësore çdo ditë dëmton ekonomit familjare duke e varfëruar. Kjo gjendje me pasiguri ekonomike e cila po paraqitet çdo ditë , është në formën e një qëndrimi “prit-dhe-shih” e adoptuar nga agjentët ekonomikë në këtë kohë p(l)andemike.

Këto janë furtuna ekonomike që krijojnë klima ekonomike të karakterizuara nga pasiguria, pasi tani ka më pak besim në tregje dhe transaksione ekonomike. Në fund të fundit, pasiguritë ekonomike përcaktohen nga intensiteti i goditjes të zhvillimit epidemiologjik të COVID-19, që kanë si rezultat sjelljen e konsumatorit dhe ofertës ekonomike, në përballje me fatkeqësi për mbijetesë dhe reagimet e politikave publike qeveritare kryesisht irracionale që nuk mbrojnë shoqërinë njerëzore nga këto furtuna të p(l)andemisë.

Bota po ndryshon, tani ajo në vazhdimësi po përjeton një situatë apokaliptike. Shumë përfaqësues të politikës botërore, shkencëtar të mirëfilltë dhe studiues të fushave të ndryshme po e cilësojnë si lutë e tretë botërore.

Korona viruset apo bakteriet (sipas shkencëtarëve Italian) tronditën botën duke shkaktuar infektime në masë dhe vdekje në hartën botërore. Më 15 janar, në ditët e tij të fundit, Departamenti i Shtetit i Presidentit Donald Trump dha një deklaratë me pretendime serioze në lidhje me origjinën e pandemisë Covid-19. Deklarata tha se komuniteti i inteligjencës amerikane kishte dëshmi se disa studiues në laboratorin e Institutit Wuhan të Virologjisë ishin të sëmurë me simptoma të ngjashme me Covid. Në vjeshtën e vitit 2019 u nënkuptua se qeveria kineze kishte fshehur informacione thelbësore në lidhje me shpërthimin e infeksioni C-19 për muaj të tërë dhe se laboratori WIV, pavarësisht " paraqitjes si një institucion civil", po kryente projekte sekrete kërkimore me ushtrinë kineze.

Departamenti i Shtetit pretendoi një fshehje të qeverisë kineze dhe pohoi se "Pekini vazhdon të mbajë edhe sot informacione jetike që u duhen shkencëtarëve për të mbrojtur botën nga ky virus vdekjeprurës, dhe ndonjë “virus tjetër".

E specializuar në virologji dhe imunologji në Hong Kong, shkencëtarja kineze Li Meng Yanpor tani e arratisur në Shtetet e bashkuara në Amerikë, në shtator të vitit 2020, deklaroi se ka prova që virusi është prodhuar në laborator.

Për të mbrojtur shoqërinë njerëzore nga infeksionet me C-19 dhe përfundimet fatale të sëmurëve me koronavirus u krijuan modele mbrojtëse duke filluar nga izolimi në shtëpi dhe qendrat tjera banimi, aplikimin e distancën sociale, bartjen e maskave, lëvizjet me orar të kufizuar që faktikisht quan në skema antihumane dhe denigruese me lodhje, shkathim ekonomik e varfëri deri te probleme psikike të njerëzve. Skema paralajmëronte zbulimin e vaksinës dhe vaksinimin e shoqërisë njerëzore duke projektuar fitime marramendëse të farmakomafisë dhe pronarëve të tyre që shtireshin si njerëz human të grupuar si shoqëri të fshehta .

Vaksinat COVID-19 të krijuara për të nxjerrë antitrupa neutralizues që mund të sensibilizojnë marrësit e vaksinave ndaj sëmundjeve më të rënda sesa kur nuk janë të vaksinuar. Vaksinat për SARS, MERS dhe RSV nuk janë miratuar kurrë, dhe të dhënat e krijuara në zhvillimin dhe testimin e këtyre vaksinave sugjerojnë një shqetësim serioz për natyrën dhe efektin e tyre. Vaksinat e dizajnuara në mënyrë empirike duke përdorur qasjen tradicionale (të përbërë nga shpërthimi viral i pandryshuar ose i modifikuar minimal i koronavirusit në nxjerrjen e antitrupave neutralizues), qofshin ato të përbërë nga proteina, vektori viral, ADN ose mARN dhe pavarësisht nga metoda e krijimit , mund të përkeqësojnë sëmundjen COVID-19 përmes zgjerimit të varur nga antitrupat (ADE). Ky rrezik është i errësuar mjaftueshëm në protokollet e provave klinike që përfshijnë tre faza dhe kohën afërsisht dhjetëvjeçare të studimit laboratorik në minjë, majmunë e njeri për testime dhe rezultate nga këto subjektet në këto prova të cilat nuk janë plotësuar. Sipas rregullave ligjore të OBSH-së, kjo periudhë e testimit të vaksinës anti kovid-19 do duhej të përfundonte në vitin 2023.

Vaksinat për herë të parë u autorizuan si përdorim urgjent nga FDA 12/11/2020 kurse komiteti i vaksinave i CDC-së miratoi më 12/12/2020.

Nga praktika e deritashme e vaksinimit nëpër tërë Globin janë nxjerrë shumë përvoja nga institucionet profesionale dhe komuniteti shkencor e profesional në këtë drejtim është i ndarë, pro dhe kundër. E përbashkëta është se vaksinat nuk ju shërojnë e as nuk ju mbrojnë nga infektimi apo vdekja nga COVID-19. Ato maksimalisht, dy doza vaksinimi, ju mbrojnë më së shumti gjashtë muaj. Shumë shtete të botës kanë marrë dhe dozën e tretë, apo si Izraeli dhe të katërtën, por problemet rreth infeksionit dhe fatalitetit fatkeqësisht vazhdojnë.

Këto vaksinat, nuk janë të lejuara nga agjencitë për lejimin e përdorimit të ilaçeve(nga FDA-ja amerikane apo EMA e Bashkësisë Evropiane), kanë leje për përdorim urgjent që do të thotë se nuk janë kryer akoma studimet e nevojshme. Janë në fazën eksperimentale të implementimit mbi njerëzit.

Shënimet e VAERS-it(sistemi për paraqitjen e efekteve anësore të vaksinimit në SHBA të cilën e financon qeveria Amerikane) që i ka publikuar CDC-ja (Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve), ka evidentu në periudhën kohore prej 14 dhjetorit 2020 e gjer më 13 gusht 2021 shfaqjen e gjithsejtë 595,622 efekteve anësore duke përfshirë 13068 raste vdekjeprurëse dhe 81,050 lëndime serioze.

Baza e të dhënave Evropiane “Euadra Vigilance” e Bashkimit Evropian, gjer më 7 gusht 2021 ka regjistruar 802,786 njerëz të lënduar dhe 21,310 qytetar të vdekur, nga 2,018,917 raste të paraqitura si pasojë e efekteve anësore të vaksinimit kundër COVID-19. Efektet janë pasojë e vaksinave të përdorura në Evropë, të kompanive farmaceutike Pfizer, Astra Zeneca, Moderna dhe Johnson&Johnson.

Vaksinimet në përgjithësi mbartin rreziqe të pashmangshme, përfitimet mjekësore, sociale dhe ekonomike që ato japin kanë bërë që të pesëdhjetë shtetet të miratojnë ligje të detyrueshme të vaksinimit të fëmijërisë për të ndaluar përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.

Me rekomandim të Komitetit për imunizim kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, me datë 02.11.2021, ka miratuar vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç (pa indikacione shëndetësore) me vaksinën Pfizer BioNTech, me kërkesë dhe vullnet të prindit apo kujdestarit ligjor. Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar se deri tash ka qenë i lejuar vaksinimi i grup-moshës 12-15 vjeçe me indikacione shëndetësore dhe i të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç. Ky vendim, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është bazuar në rekomandimet e EMA, FDA, CDC, dhe në praktikat e shumë shteteve të cilat deri tash kanë arritur shkallë të konsiderueshme të vaksinimit të fëmijëve të kësaj moshe me vaksinën kundër COVID-19.

Studimet e hershme epidemiologjike sugjerojnë që fëmijët nuk kontribuojnë shumë në përhapjen e SARS-CoV-2 dhe se fëmijët më të vegjël mund të kenë më pak gjasa të infektohen ose transmetojnë virusin në krahasim me fëmijët më të mëdhenj ose të rriturit.

Shumica e fëmijëve me infeksion SARS-CoV-2 janë ose asimptomatikë ose zhvillojnë simptoma të lehta dhe jo specifike të frymëmarrjes. Sidoqoftë, disa fëmijë kanë zhvilluar sindromën inflamatore pediatrike të shumë sistemeve (PIMS-TS, e njohur edhe si sindromë inflamatore multisistemike te fëmijët), e cila ndan karakteristika me sëmundjen Kawasaki dhe sindromën e shokut toksik dhe zakonisht ndodh 2 deri në 4 javë pas infeksionit SARS-CoV-2.

Deri tani Ministria e Shëndetësisë e Kosovës nuk e ka një vegëz elektronike apo uebfaqe të veçantë ku qytetarët e Kosovës mund të paraqesin efektet anësore eventuale të shkaktuara nga vaksinat , përfshirë edhe ato raste që mund të përfundojnë me fatalitet!?

A do të duhej të kishte edhe MSH-ja një uebfaqe/vegëz të tillë elektronike sikur vendet tjera, ku shkruan “COVID-19” për sqarim epidemiologjike, por dhe një faqen të posaçme që përmban ‘Statistikat kovid-19 në Republikën e Kosovës’, adresat dhe regjistrat e laboratorëve të licencuar për testim kovid-19,vendimet e ndryshme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Këtë praktikë e kanë shumica e vendeve në botë si për shembull SHBA -ja ka uebfaqe të veçantë ku qytetarët mund të paraqesin efektet anësore të shkaktuara nga vaksinat anti-covid: (https://vaers.hhs.gov): VAERS – Vaccine Adverse Event Reporting System

Britania e Madhe ka uebfaqe të veçantë ku qytetarët mund të paraqesin poashtu efektet anësore të shkaktuara nga vaksinat anti-covid:((https://coronavirus-yellowcard.mhra.gov.uk/): MHRA - Medicines and Healthcare products Regulatory Agency

Sidoqoftë, sot, vaksinat po bëhen viktima të suksesit të tyre-shumë individë nuk kanë qenë kurrë dëshmitarë të sëmundjeve me shëndet te dobët nga të cilat vaksinat mbrojnë, duke lejuar që të krijohet vetëkënaqësia ndaj kërkesave të imunizimit. Ndjenja kundër vaksinimit po rritet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara, në pjesën më të madhe për shkak të lidhjes së diskutueshme mes imunizimeve dhe autizmit, ndonëse ata kanë filluar të aplikojnë vaksinimin dhe për grupmoshat 5-11vjeç, që nga java e këtij nëntori 2021.

Vala e pestë e Covid-19, e paralajmëruar nga apokaliptiku Antonio Faucci për nëntorin e këtij viti, në Evropë ka filluar dhe tani po manifestohet me rritje të numrit të infeksioneve me koronavirus. Kjo gjendje për Organizatën Botërore të Shëndetësisë është një “shqetësim i madh” dhe si e tillë rajoni mund të përballet me variante të reja të viruseve, “ku gjysmë milioni njerëz mund të vdesin deri në fillim të vitit të ardhshëm”, u paralajmërua të enjten nga Hans Kluge, përfaqësues i këtij istitucioni.

Shumica e vendeve Evropiane kanë raportuar ditëve të fundit rritje të numrit të rasteve të reja që po u afrohen niveleve alarmuese me koronavirus. Belgjika raportoi të Enjten një rritje të madhe të infeksioneve dhe pacientëve të shtrirë në spital .Më shumë se 8.6 milionë njerëz në Belgjikë janë vaksinuar plotësisht, që i bie 74 për qind e popullsisë së saj. Të dhënat nga Instituti Shëndetësor Sciensano i Belgjikës treguan se ka pasur mesatarisht 6,728 raste të reja ditore në 14 ditët e fundit. Mesatarisht, 164 pacientë me koronavirus u pranuan në spitale çdo ditë brenda javës.

Të hënën, Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shtoi Belgjikën në listën e vendeve me rrezik të lartë. Poashtu janë dhe nëntë vende të tjera evropiane në këtë listë, në mesin e tyre: Austria, Britania, Kroacia, Greqia dhe shtetet baltike. Këto shtete kanë paralajmëruar si objektiv masa për parandalimin e përhapjes të koronavirusit gjatë muajve të dimrit. Edhe tek ne në Kosovë, sipas artikujve gazetaresk, kanë filluar të ndigjohen zërat rreth infektime të mundshme me kovid-19, veçanërisht nga anëtarët të Komitetit për Imunizim, që apostrofojnë institucionet arsimore dhe paralajmërojnë strategji shtrënguese të vaksinimit.

Prind të dashur!

Po ju kujtoj një element qenësor që ka të bëjë me dinjetin e njeriut në kuadër të fushës e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 23, i cili thotë:“Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”.

Secili prind duhet të ketë dinjitet e përgjegjësi e ti shtroj vetes këtë pyetje:- A duhet të marr parasysh vaksinimin e fëmijës tim për COVID-19 pa u konsultuar me qendra pediatrie dhe pa pas informata se çka po ndodhë në botë, për shumë probleme shëndetësore që mund të shkaktojë vaksinimi.

A shkakton vaksina anti COVID probleme në zemër?

A shkakton vaksina anti COVID patologji pulmonare ?

A shkakton vaksina anti COVID paralizë cerebrale?

A shkakton vaksina anti COVID anomalitë gjenetike?

A shkakton vaksina anti COVID fatalizëm vdekje?

Prind të respektuar e të dashur, fëmijët janë trashëgimtarët tuaj dhe ardhmëria e kombit tonë. Ruani fëmijët tuaj si gjënë më të shtrenjtë që na ka dhuruar Krijuesi ynë, se do vijë dita kurë do japim llogari për çdo veprim tonin si njeri e si prindër.

Në këtë kohë apokaliptike, lusim Krijuesin tonë për ndihmë e ndriçim mendje për veprimet tona të drejta për ruajtjen e fëmijëve, familjes dhe mbarë njerëzimin. Vetëm Ty të falënderojmë e lavdërojmë dhe nga ti ndihmë kërkojmë, o Zot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat