Pse nuk duhet të pini portokall të shtrydhur në mëngjes?

Shëndetësia

Pse nuk duhet të pini portokall të shtrydhur në mëngjes?

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 08:54
Ilustrim

Nëpër ekranet e vogla, shfaqja e një mëngjesi përfekt, lëngu i portokallit është pjesë e saj.

Megjithatë, a është ajo me të cilën ne duhet të nisim ditën?

Duke u rritur, normal që ne kuptojmë rëndësinë e vitamin C në trupin tonë, megjithatë, mëngjesi nuk është koha e duhur që të merret kjo vitaminë.

Kur pini lëng portokalli ose ndonjë lëng tjetër, sheqeri prej tij ngre nivelin e serotoninës (hormoni i lumturisë), i cili ju bën të lumtur për një kohë të shkurtër.

Megjithatë, për shkak të veprimit të insulinës, e cila aktivizohet gjatë marrjes së lëngut, së shpejti do të ketë rënie të sheqerit dhe energjisë. Kjo është edhe arsyeja pse konsumimi i lëngjeve të frutave në mëngjes nuk është zgjidhja më e mirë.

Gjëja e parë që merrni në trup në mëngjes ndikon drejtpërdrejt në neurotransmetuesit tuaj dhe mënyrën se si do të funksionojë truri juaj. Prandaj, është shumë e rëndësishme të merrni drithëra dhe arra me vaktin tuaj të mëngjesit, dhe të pini ujë sa më shumë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat