Ushqimet që ndihmojnë në menaxhimin e ankthit

Shëndetësia

Ushqimet që ndihmojnë në menaxhimin e ankthit

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Ankthi, ndjenja e frikës dhe shqetësimit, mund të bëhen shumë të mundimshme për njerëzit.

Megjithatë, nëse bëhet shumë i shpeshtë si reagim ndaj stresit, mund të mendoni të bëni disa ndryshime në stilin e jetës.

“Ankthi është një gjendje e përhapur, që prek miliona njerëz në mbarë botën. Simptomat ndryshojnë, dhe disa njerëz i përjetojnë ato vetëm herë pas here. Në shumë raste, mjekimi shpesh kërkohet si kursi kryesor i trajtimit. Por, ka disa ushqime që mund të hani që mund të ndihmojnë në funksionimin e trurit dhe të ulin ashpërsinë e simptomave tuaja, kryesisht për shkak të vetive të tyre të rritjes së trurit”, tha dietologia Lovneet Batra.

Ushqimet e pasura me omega-3

Omega-3 mund të zvogëlojë inflamacionin dhe ankthin. Ushqime të tilla janë një burim i pasur i omega-3. Sugjerohet që të keni të paktën një lugë çaji çdo ditë në dietë.

Ushqime të pasura me magnez dhe kalium

Bananet dhe farat e kungullit janë një burim i shkëlqyer i kaliumit dhe magnezit, i cili ndihmon në rregullimin e ekuilibrit të elektroliteve dhe menaxhimin e presionit të gjakut.

Ngrënia e këtyre ushqimeve mund të ndihmojë në uljen e simptomave të stresit dhe ankthit.

Vitamina D

Mungesa e vitaminës D është lidhur me çrregullime të humorit, si depresioni dhe ankthi.

Burimi më i mirë i vitaminës D është rrezet e diellit për 10-15 minuta në orët e mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat