Shkenca ngre alarmin: 'Receta detox' çdo natë para gjumit

Shëndetësia

Shkenca ngre alarmin: 'Receta detox' çdo natë para gjumit

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 07:14
Ilustrim

Studimet e fundit nga “Digital Awareness” U.K. dhe konferenca “Headmasters and Headmistresses” kanë arritur në përfundimin se më shumë se gjysma e adoleshentëve e kontrollojnë telefonin të paktën 10 herë pasi shtrihen në krevat. Sipas një artikulli të fundit të publikuar në BBC, studimi që pati në fokus 2,700 studentë mes moshës 11 dhe 18 vjeç, nxori rezultate të frikshme për studiuesit.

45 për qind e adoleshentëve e kontrollonin telefonin në përpjekje për t’i zënë gjumi, ndërsa 90 për qind e tyre rrinë në mediat sociale: "Nga ky grup, 75 për qind dëgjojnë muzikë dhe më shumë se gjysma e kësaj (57 për qind)" shohin filma”, – thuhet në artikull. Shumë adoleshentë thonë se prindërit e tyre nuk i kontrollojnë se çfarë shohin në telefon, nëse është apo jo e shëndetshme për ta ajo mënyrë e kalimit të kohës.

E gjithë kjo nuk është surprizë. Të gjithë pjesëmarrësit thonë se do t’u mungonte diçka nëse nuk do të kontrollojnë edhe një herë telefonin para se të flenë. Por për studiuesit po. Ata nuk e këshillojnë këtë varësi të tepruar tek adoshentët, të cilët zgjedhin telefonin në vend të një libri në darkë. Sipas “Psychology Today”, fenomeni që po u ndodh sot këtyre të rinjve njihet si një "Fear of Missing Out" (FOMO) (frika nga mungesa e diçkaje), e cila provokon shpesh sjellje të pahijshme, në rast se bëhet e shpeshtë.

Kjo lloj ndjesie provokon ankth, çekuilibër mendor dhe paqëndrueshmëri, luhatje humori, si dhe ndjesinë se të gjithë njerëzit e tjerë po kënaqen me mënyrën e tyre të të shijuarit në mediat sociale. Po kështu, organizata këshillon një lloj "digital detox:" lënie e telefonit të paktën 90 minuta para se të flini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat