Përmirësojeni qëndrimin tuaj dhe hiqni qafe dhimbjet nga shpina

Shëndetësia

Përmirësojeni qëndrimin tuaj dhe hiqni qafe dhimbjet nga shpina

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Qëndrimi jo si duhet e shton rrezikun për dhimbje në shpinë, ndjenjën e shtrëngimit në gjoks dhe qarkullim të dobët të gjakut. Përmirësimi i qëndrimit tuaj me të madhe e pakëson dhimbjen në shpinë, gjoks dhe qafë, pastaj zvogëlon stresin, përmirëson tretjen, frymëmarrjen, pra shëndetin në përgjithësi. Për fat të mirë, ekzistojnë disa mënyra të thjeshta, përmes së cilave mund ta përmirësojmë mënyrën e qëndrimit tonë. Nëse keni shpinë të sëmurë, apo ndjeni disa nga dhimbjet e sipërpërmendura, ju sugjerojmë t'i ndiqni këta hapa:

Hapi i parë: Qëndroni në stomak me fytyrë poshtë, balli le t'jua prekë dyshemenë.

Hapi i dytë: Shtrini këmbët dhe i hapni ato në gjatësinë e ijëve. Shpërndajeni peshën në mënyrë të barabartë përmes majës së të dyja këmbëve.

Hapi i tretë: Me kujdes ngrini pjesën e parme të trupit me kokë nga lart. Bëjeni këtë ngadalë dhe ngrihuni lart derisa të ndiheni rehat.

Hapi i katërt: Merrni frymë thellë dhe ngrini kokën lart duke shikuar përpara. Gjatë frymëmarrjes, ngrini gjoksin dhe duart. Mbani duart ngjitur për trupi me shuplakat poshtë.

Hapi i pestë: Përdorni muskujt e kofshëve dhe ngrini këmbët lart. Pjesa juaj duhet të mbështetet në pjesën e poshtme të brinjëve, bark dhe legen. Rrini në atë pozitë për 10 sekonda deri në 1 minutë, varësisht nga aftësitë tuaja. Ky ushtrim do të forcoj muskujt e shpinës, barkut dhe këmbëve, që me të madhe ju ndihmon ta përmirësoni qëndrimin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat