Omega-3: Përfitimet për shëndetin e lëkurës dhe flokëve

Shëndetësia

Omega-3: Përfitimet për shëndetin e lëkurës dhe flokëve

Më: 7 janar 2022 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Acidet yndyrore Omega-3 janë kryefjala e lajmeve dhe këshillave për shëndetin.

Këto ushqyes janë tejet të dobishëm dhe për fat të mirë gjenden tek ushqime si: arrat, produktet e detit, farat dhe vajrat bimorë.

Acidet yndyrore Omega-3 ndahen në tre lloje:

Acidi alfa-linoleik,
Acidi eikospaentaenoik,
Acidi dokosaheksaenoik.
Ky grupim acidesh ofron përfitime të shkëlqyera për shëndetin.

Ato e ndihmojnë njeriun të luftojë depresionin, inflamacionin dhe të mbrojë shëndetin e zemrës.

Disa përfitime shtesë që acidet yndyrore Omega-3 ofrojnë për njeriun kanë të bëjnë me lëkurën dhe flokët.

Kundër Dëmeve Nga Dielli
Këto acide e mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme ultravjollcë UVA dhe UVB.

Ekspertët thonë se konsumi i vazhdueshëm i acideve yndyrore përmirëson shëndetin e lëkurës dhe pengon shfaqjen e puçrave apo skuqjes nga dielli.

Ato e bëjnë lëkurën të ketë ndjeshmëri më të lartë ndaj rrezeve të diellit.

Kundër Akneve

Kjo ndodh sepse aknet, kryesisht shfaqen si pasojë e një inflamacioni në organizëm dhe acidet yndyrore Omega-3 janë efikase në eliminimin e tij.

Kundër Tharjes dhe Skuqjes së Lëkurës
Acidet yndyrore ndihmojnë të ruajnë lagështinë e lëkurës.

Ato shmangin tharjen, skuqjen dhe ashpërsimin e saj.

Studimet thonë se në vetëm 12 javë konsumi të rregullt të acideve, lëkura e fytyrës është më e hidratuar, e butë dhe e ushqyer.

Për Flokët
Acidet yndyrore Omega-3 nxisin rritjen e flokut. Kjo është vënë re nga disa studime mbi gratë me flokë të hollë.

Rezultatet treguan se marrja e suplementëve pakësonte ndjeshëm ritmet e rënies së flokëve dhe nxiste rritjen e tyre.

Ushqimet më të mira për shëndetin e flokëve të cilat përmbajnë Omega-3 janë: salmoni, skumbria dhe harenga.

Ato gjithashtu ofrojnë proteinë, vitaminën D3 dhe kompleksin e vitaminave B që janë thelbësore për shëndetin e flokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat