Pse nuk duhet ta shtyni kurrë alarmin e mëngjesit?

Shëndetësia

Pse nuk duhet ta shtyni kurrë alarmin e mëngjesit?

Më: 21 janar 2022 Në ora: 07:53
Ilustrim

“Edhe 5 minuta”, është fraza që mund ta keni thënë shpeshherë kur duhet të zgjoheni në mëngjes. Reagimi i parë është shtypja e alarmit por ndoshta kjo nuk është një veprim aq i mençur. Çfarë ndodh me trupin kur e bëni këtë veprim?

Niveli i reduktuar i energjisë

Besoni apo jo, trupi juaj fillon të zgjohet pothuajse dy orë para se të hapni sytë. Duke ngritur temperaturën e trupit tuaj dhe duke çliruar kimikate të zgjimit, trupi dhe truri juaj punojnë së bashku për t’ju nxjerrë nga shtrati. Kur zgjoheni pas alarmit të parë, trupi juaj tashmë është në procesin e zgjimit.

Por nëse bie përsëri në gjumë edhe pse u zgjove një herë, truri dhe trupi kanë më shumë gjasa të përjetojnë atë që ekspertët e gjumit e quajnë “inercia e gjumit”, e cila shkakton atë ndjenjën e përgjumjes që mund të zgjasë për orë të tëra pasi të zgjoheni.

Trupi vuan gjatë gjithë ditës

Nëse nuk merrni sasinë e rekomanduar të gjumit për moshën tuaj, rutina e trupit tashmë është ndërprerë. Pra, nëse keni fjetur vetëm disa orë dhe në fund keni shtyrë alarmin, trupi do të lëvizë më shpejt deri në fillimin e ciklit të plotë të gjumit. Siç rezulton, këto faza të hershme të gjumit janë në fakt koha më e keqe për t’u zgjuar. Pra, edhe nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm, shtypja e “snooze” vetëm sa do t’ju bëjë të ndiheni më keq.

Truri është i hutuar nga kjo lëvizje

Duke vonuar shpesh alarmin, mund të bëni që truri juaj të zgjohet edhe më shumë në mëngjes. Disa studiues besojnë se përdorimi kronik i “snooze” e trajnon trurin tuaj të mendojë “vetëm disa minuta më shumë”, jo “koha e zgjimit” kur dëgjon një alarm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat