Pse alergjitë përkeqësohen gjatë mengjesit

Shëndetësia

Pse alergjitë përkeqësohen gjatë mengjesit

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 15:47
Ilustrim

Për shumë njerëz të prekur nga alergjitë ndodh që simptomat të rëndohen më tepër në mëngjes.

Shkaktarët mund të jenë të ndryshëm, duke filluar nga objektet brenda shtëpisë.

Mirëpo ndër shkaktarët mund të jenë edhe kafshët ose insektet shtëpiake

Merimangat e pluhurit janë insekte të vogla që lëshojnë në shtratin tuaj jashtëqitjen e tyre.

Këto mbetje futen në hundë dhe trup dhe shkaktojnë kruajtje të hundës dhe syve ose edhe astmë.

Për më tepër, nëse flini me kafshët tuaja shtëpiake, ju gjithashtu mund të zhvilloni alergji të ndryshme.

Çdo tre muaj duhet të pastrohen çarçafët.

Dhe njerëzit që janë alergjik ndaj zbokthit të kafshëve shtëpiake, mund t’ju duhet t’i mbani ata larg shtratit.

Poleni

Poleni është në sasi më të larta herët në mëngjes deri në mes të ditës.

Prandaj të dalurit herët në mëngjes për stërvitje ose edhe për të nxjerrë qenin, mund të shkaktojë një reagim alergjik më të fortë.

Gjithashtu, kur merrni frymë thellë gjatë aktivitetit fizik, ju jeni duke thithur më shumë polen, shkruan agroweb.

Nëse nuk ndiheni ndiheni të sigurt në natyrë ri mendoni të shkoni në palestër.

Përndryshe, zhvendoseni stërvitjen brenda mureve të shtëpisë tuaj.

Si të parandaloni alergjitë e mëngjesit?

Është një ide e mirë që të testoheni për të parë se për çfarë jeni alergjik.

Kështu do të mund të bëni një identifikim  më të lehtë të shkaktarëve dhe të mund t’i shmangni ato.

Gjithashtu, mjekimi kundër alergjisë mund të jetë një lehtësim.

Antihistaminet si cetirizina (Zyrtec) dhe levocetirizina (Xyzal) mund të kenë efekt qetësues veçanërisht kur merren para se të flini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat