Si të merrni sa më shumë vitamina?

Shëndetësia

Si të merrni sa më shumë vitamina?

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Gjithnjë e më shpesh dëgjojmë të flitet për mungesën e vitaminave dhe problemet e shëndetit që lidhen me to. Shpesh njerëzit ndjekin kura me bazë integratorësh, të cilat bëjnë shumë mirë nëse janë të nevojshme dhe nëse përdoren për një periudhë të kufizuar kohore, por që mund t’i zëvendësojnë lehtësisht me një dietë të shëndetshme dhe që është pikërisht për këtë qëllim: marrja e sa më shumë vitaminave.

Ka disa mikroushqyes, ose vitamina e kripëra minerale që janë të pranishme në produktet që ushqejnë trupin dhe ndihmojnë në ruajtjen e një shëndeti të mirë. Ndër ushqyesit më të rëndësishëm është padyshim kalciumi, potasi, fibrat, magnezi dhe Vitaminat A, C dhe E.

Kalcium

Në fakt, trupi ka nevojë për kalciumin për kocka dhe dhëmbë të fortë gjatë fëmijërisë, adoleshencës dhe në moshën madhore është e nevojshme marrja e kalciumit për të ruajtur masën kockore. Studimet tregojnë që burime të mëdha kalciumi ka kosi pa yndyrë, djathi, qumështi pjesërisht i skremuar, peshku e frutat e detit, fasulet, soia, spinaqi dhe tërshëra.

Potas

Po aq i rëndësishëm është edhe potasi, i cili ndihmon trupin për të mos pasur probleme me tensionin. Ushqimet e pasura me potas janë: patatet, fasulet, kosi pa yndyrë, bananet, pjeshkët, shalqiri, peshku ton dhe domatet.

Magnez

Magnezi është një ushqyes që ndihmon trupin të prodhojë energji dhe ndihmon muskujt, arteriet dhe zemrën që të punojë sa më mirë. Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë magnezi janë: perimet si kungulli dhe karçofi, tërshëra, fasulet, orizi integral dhe frutat e thata.

Vitaminë A

Vitamina A ka lidhje me zhvillimin e shikimit, rritjen qelizore dhe mirëmbajtjen e tyre. Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë Vitamine A janë të brendshmet e kafshëve, patatja e ëmbël, kungullim, karrota, spinaqi, rrepët.

Vitaminë C

Vitamina C ndihmon për të prodhuar kolagjenin, enët e gjakut, kockat, kërcet dhe muskujt. Frutat si: agrumet, kivi, luleshtrydhet, pjepri, papaja, ananasi dhe mango kanë përmbajtje të lartë Vitamine C. Edhe perimet si: specat, lakra e Brukselit, brokoli, patatet e ëmbla dhe lulelakra janë burim i pasur i kësaj vitamine.

Vitaminë E

Kjo vitaminë është një antioksidant, një ushqyes që ndihmon për të luftuar dëmtimet e qelizave të trupit. Ushqimet që kanë Vitaminë E janë: arrat dhe farat (veçanërisht farat e lulediellit), bajamet, lajthitë, stikat dhe kikirikët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat