Një simptomë e pazakontë e shtatzënisë që zbulon se e cilës gjini është bebja

Shëndetësia

Një simptomë e pazakontë e shtatzënisë që zbulon se e cilës gjini është bebja

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Nëse pyesni shkencëtarët, një gjë e vogël tregon qartë nëse bebja është djalë apo vajzë

Sipas një studimi të Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit dhe institutit suedez “Karolinska”, shtatzënat që mbajnë djem konsumojnë 10 për qind më shumë kalori gjatë ditës sesa ato që presin vajza, por mesatarisht nuk shtojnë më në peshë!

Studimi, i cili u publikua në fillim të shekullit të 21-të nga British Medical Journal, shpjegon se djemtë e porsalindur janë më të rëndë në lindje se vajzat dhe se kjo tregon një lidhje midis oreksit të nënës në shtatzëni dhe gjinisë së fetusit.

Djemtë peshojnë rreth 100 gramë më shumë se vajzat në momentin e lindjes, ka treguar hulumtimi.

Ky studim analizoi të dhënat e të ushqyerit të 244 grave shtatzëna në Shtetet e Bashkuara përpara se të shkonin për një kontroll rutinë në javën e 27-të të shtatzënisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat