Përgatiteni vetë "kremin e tigrit"

Shëndetësia

Përgatiteni vetë "kremin e tigrit"

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Me siguri, së paku njëherë në lëkurën tuaj keni ndjerë efektin e kremit të popullarizuar të quajtur "kremi i tigrit". Që nga sot edhe ju mund ta përgatisni. Kremi i tigrit është krem kundër dhimbjeve që përbëhet nga përzierja unike e vajrave dhe bimëve.

Është shumë efikas në largimin e dhimbjeve dhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Përbërësit kryesorë janë vaji eterik i bimës "Cinnamonum Camphora" dhe eukalipti, përmirësojnë qarkullimin e gjakut e në lëkurë japin atë ndjenjën e pickimit që ndihmon.

Ky krem ju dedikohet të gjitha pjesëve të trupit, muskujve dhe nyjave dhe te problemet respiratore dhe të dhimbjes së kokës Përbërësit: 10 pika vaj eterik eukalipti, 10 pika vaj eterik të bimës "Cinnamonum Camphora" (bën edhe të mentës), 5 pika vaj eterik karafili, 60 ml vaj ulliri, 15 gr dyllë. Përzieni dyllin me vajin e ullirit dhe e lini të ngrohet në avull, në temperaturë të ultë.

Përzieni me lugë derisa dylli të tretet. Kur të jetë shkrirë, e hiqni nga zjarri dhe i përzieni vajrat eterike. Kremin e hidhni në kavanoz prej qelqit dhe e lini të ftohet para se ta mbyllni kapakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat