Studimi i ri thotë se ndryshimi i dietës mund t’ua zgjasë jetën deri në 13 vjet

Shëndetësia

Studimi i ri thotë se ndryshimi i dietës mund t’ua zgjasë jetën deri në 13 vjet

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Sipas një studimi të ri, ndryshimi i ushqimit mund t’ju shtojë deri në 13 vjet jetë, sidomos nëse këtë ndryshim e nisni në moshë të re.

Studimi krijoi një model për atë se çfarë do të mund të ndodhte me jetëgjatësinë e një burri ose një gruaje, nëse ata e zëvendësojnë “dietën tipike perëndimore”, të përqendruar në mish të kuq dhe ushqime të përpunuara, me “dietë të optimizuar”, të përqendruar në ngrënien më të paktë të mishin të kuq dhe të përpunuar dhe duke ngrënë më shumë pemë, perime, bishtajore, drithëra dhe fruta arrore.

Nëse një grua fillon të hajë në mënyrë optimale në moshën 20-vjeçare, ajo mund ta rrisë jetëgjatësinë për pak më shumë se dhjetë vite, sipas studimit të publikuar të martën në revistën “PLOS Medicine”. Një burrë që mban dietë të shëndetshme nga mosha 20-vjeçare do të mund të jetonte 13 vjet më gjatë, shkruan CNN, 

Përqendrimi në dietë më të shëndetshme gjithashtu mund ta zgjasë jetën e të rriturve më të moshuar, sipas studimit. Duke e filluar zbatimin e dietës së shëndetshme nga mosha 60-vjeçare, një gruaje mund t’i zgjatet jeta deri në tetë vjet, thotë studimi. Burrat që fillojnë dietë më të shëndetshme në moshën 60-vjeçare mund të jetojnë nëntë vjet më gjatë, sipas rezultateve të studimit.

Nga përdorimi i ushqimit të bazuar në bimë mund të përfitojnë edhe personat që janë në të tetëdhjetat, thuhet në studim. Burrat dhe gratë e kësaj grupmoshe mund të jetojnë për rreth 3 vjet e gjysmë më gjatë nga ndryshimi i dietës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat