Proteina e bizeleve, si i sjell dobi trupit

Shëndetësia

Proteina e bizeleve, si i sjell dobi trupit

Më: 3 mars 2022 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Ushqimi i shëndetshëm është bërë nevoja e kohës dhe njerëzit në mbarë botën po zgjedhin ushqime me bazë bimore me më shumë entuziazëm se kurrë më parë.

Bizelet janë shumë të preferuara, por në vend që të përdoren thjesht në supa ose në gjella, proteina e bizeleve po bëhet pjesë e ushqimit të shumë njerëzve.

Ekspertët thonë se ajo ndihmon në ndërtimin dhe riparimin e muskujve, shkruan Indianexpress.

Sipas tyre, bizelet përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore që janë perfekte për riparimin dhe rindërtimin e indeve të muskujve pas stërvitjeve rigoroze.

Proteina e bizeleve është e shkëlqyer për t’ju siguruar një furnizim të fortë dhe të qëndrueshëm të enzimave që trupi juaj përdor për të prodhuar energji dhe për të transportuar lëndë ushqyese.

Ndryshe, ekspertët theksojnë se kjo proteinë nuk ka asnjë përbërës që shkakton alergji, është pa grurë, vezë, kikirikë dhe përmban vetëm bizele të pastër si dhe funksionon me të gjitha dietat dhe është shumë e shijshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat