Si të shmangni sa të jetë e mundur Menopauzën e Aftësisë!

Shëndetësia

Si të shmangni sa të jetë e mundur Menopauzën e Aftësisë!

Më: 29 mars 2022 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Nëpërmjet bisedave me njerëzit, për aspekte pune, çështje sociale, shqetësimesh të ndryshme deri dhe tek ato shëndetësore, arrij të kuptoj se tek-tuk ka persona që vuajnë nga, Menopauza e Aftësisë. Njihuni me fenomenin, dhe merrni masa të menjëhershme për ta shmangur, sa të jetë e mundur “Menopauzën e Aftësisë”, nëse dikush ka shenjat e saj.

Dobësimi i aftësisë vepruese, është dukuri e zakonshme te mjaft individë, kjo shfaqet në çdo moshë, por më e përhapur është te mosha e 40-60-vjeçarëve e me patjetër në moshat edhe më të mëdha.

Menopauza e aftësisë shkaktohet apo vjen:

Nga puna me ngarkesë e me intensitet.

Lënia pas dore e përgatitjes fizike.

Pirja e alkoolit dhe duhanit.

Mos bërja e një jete të rregullt dhe të programuar.

Lënia pas dore për t’u argëtuar në mënyrë të kulturuar (me filmat, librat, shfaqjet teatrale, shëtitjet, dëgjimit të muzikës, kërcimit, vallëzimit e të tjera).

Joshja pas lehtësirave dhe privilegjeve.

Mendjemadhësia, se i di të gjitha dhe nuk ka se çfarë të mësojë.

Nuk përfill përvojat e mira të të tjerëve.

Harron të merret me problemet kryesore dhe që duan zgjidhje të shpejtë, të cilat dhe i zvarrit pa fund.

Nuk bën dallime të qarta midis të mirës dhe të keqes, të dëshirueshmes nga a padëshirueshmja, etj.

Kjo humbje aftësie edhe mund të shmanget në qoftë se kapet në kohë duke patur parasysh:

Programimin dhe shfrytëzimin e kohës me kujdes, në përshtatje me detyrat, çlodhjen aktive dhe pushimit të plotë.

Nënshtrimit të aktiviteteve fizkulturore dhe sportive, të cilat të kryhen 3-4 herë në javë si, ushtrime gjimnastikore, atletikë dhe lojëra të ndryshme intensive.

Të kalohet fundjava me familjen.

Të rritet shoqërueshmëria dhe respekti për shokët dhe kolegët.

Të lexohet dhe shkruhet në mënyrë të vazhdueshme.

Të shmangen streset dhe emocionet e tepërta.

Të gjenden forma dhe mënyra për t’u marrë dhe me gjërat apo aktivitetet më të dëshirueshme, etj.

Kur ka dobësim të aftësisë së të menduarit dhe të vepruarit ose paaftësi të theksuar duhet me patjetër dhe domosdoshmërish:

Të kërkohen pushime të shkurtra e deri të gjata, duke i mbushur këto me aktivitete që ndjehet kënaqësi, argëtohet dhe çlodhet.

Të këshillohet me ndonjë psikolog dhe të zbatojë rigorozitet porositë e tij.

Kur nuk ka përmirësim, duhet të vetë-dorëhiqet nga puna drejtuese, udhëheqëse apo edhe mësimdhënëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat