U janë shfaqur afte në gojë dhe nuk hani dot? Ky trajtim natyral vepron më shpejt se çdo ilaç

Shëndetësia

U janë shfaqur afte në gojë dhe nuk hani dot? Ky trajtim natyral vepron më shpejt se çdo ilaç

Më: 11 prill 2022 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Nuk është aspak çudi që edhe pse jemi në pranverë t’ju shfaqen brenda gojës, disa fluska të kuqe në të bardhë të cilat mund t’i ngatërroni fare lehtë me simptomat e etheve të dimrit që lamë pas. Lëkura rreth tyre zakonisht është e pezmatuar (e skuqur, e enjtur dhe e inflamuar), si pasojë e stresit, uljes së ndjeshme të mbrojtjes së sistemit imunitar, regjimi ushqimor i varfër, etj.ë artikullin e sotëm do t'ju tregojmë si të trajtoni aftet në kushte shtëpie me dy përbërës që i kemi të gjithë:sodë buke dhe vaj ulliri.

Soda e bukës ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore, antibakteriale dhe antiseptike të cilat parandalojnë zhvillimin e ndonjë infeksioni të mundshëm, rregullojnë nivelin e Pehashit dhe ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet sa më parë.

Ndërsa vaji i ullirit nga ana tjetër, njohur si mrekullia mesdhetare, përmban acid oleik, antikosidantë të shumëllojshëm, acide yndyore Omega 3 të cilat hidratojnë lëkurën dhe lehtësojnë shërimin e afteve.

Në një filxhan bashkoni një lugë çaji sodë buke dhe dy lugë çaji vaj ulliri. Përziejini mirë e mirë dhe me ndihmën e një topthi pambuku ose nape të pastër lyeni zonën ku keni afte. Lëreni të veprojë për 5-10 minuta dhe më pas lani gojën me ujë të vakët. Ky veprim duhet përsëritur çdo ditë pas larjes së dhëmbëve. Do të habiteni me rezultatet e menjëhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat