Kjo perime është aleati më i mirë për të hequr qafe dhjamin nga barku

Shëndetësia

Kjo perime është aleati më i mirë për të hequr qafe dhjamin nga barku

Më: 24 prill 2022 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Heqja e yndyrës nga barku mund të jetë një proces zhgënjyes, por nuk mund të nxitohet. Humbja e yndyrës viscerale, e cila ndodhet rreth organeve të barkut, kërkon një ndryshim në stilin e jetesës dhe zakonet e të ngrënit.

Për shembull, përfshirja e më shumë fibrave dhe proteinave në dietën tuaj, kufizimi i konsumit të yndyrave trans dhe sheqerit të shtuar dhe ushtrimet e rregullta mund të jenë opsione të shkëlqyera për të filluar.

Nëse qëllimi juaj është të hiqni qafe dhjamin e barkut, nuk ka asnjë ushqim të mrekullueshëm që mund të ndihmojë me këtë. Është e rëndësishme të bëni ndryshime të vogla në dietën tuaj dhe rutinën e ushtrimeve për të jetuar një jetë më të shëndetshme dhe më të ekuilibruar. Një mënyrë për ta bërë këtë është të përfshini më shumë perime në çdo vakt.

Perimet janë të pasura me fibra dhe lëndë ushqyese dhe minerale të tjera të vlefshme, gjë që e bën atë një ushqim të rëndësishëm. Dhe sipas dietologes Courtney D’Angelo, perimet më të mira për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja është spinaqi.

“Spinaqi është plot me lëndë ushqyese, gjë që e bën atë të ushqyeshëm dhe të shëndetshëm për trupin tuaj. Është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidues dhe të gjitha këto substanca lidhen me reduktimin e yndyrës në bark”, tha ajo për Eat This.

Një nga gjërat që e bëjnë spinaqin një zgjedhje të shkëlqyer për humbjen e peshës dhe ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm është përmbajtja e tij e lartë e fibrave.

“Përveç kësaj, spinaqi është një perime me pak kalori, në të njëjtën kohë shumë e pasur me fibra. Konsumimi i fibrave ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe parandaloni të ngrënit e tepërt. Fibrat ndihmojnë në tretjen dhe përthithjen e ushqimit, gjë që do të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të metabolizmit”, tha D’Angelo.

Përveç përmbajtjes së lartë të fibrave, spinaqi është gjithashtu plot proteina. Dhe për të marrë sa më shumë proteina, disa rekomandojnë ta hani atë të gatuar, sepse një filxhan spinaq i gatuar përmban rreth 5 gram proteina, dhe të papërpunuar më pak se një gram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat