Çfarë është hepatiti B dhe cilët janë shkaktarët e tij?

Shëndetësia

Çfarë është hepatiti B dhe cilët janë shkaktarët e tij?

Më: 24 prill 2022 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Shumë njerëz vuajnë nga sëmundja e hepatitit B.

Por cilët janë shkaktarët e këtij virusi dhe cilat janë simptomat e para që shfaqen te pacientët? Mjeku hepatolog, intrenist, Begator Llaci thotë se hepatiti B është virus që dëmton mëlçinë dhe se është i vetmi hepatit që gjendet në ADN dhe që ngjitet ne qelizë deri në vdekje.

Mjeku liston shkaqet më të zakonshme të hepatitit B.

Hyn në organizëm me anë të kontaktit seksual

Transmetohet nga nëna te embrioni

Nëpërmjet shiringave të përdorura te përdoruesit e drogës

Nëpërmjet gjakut

Nga konsumimi i tepërt i alkoolit

Mjeku thekson se hepatiti nuk transmetohet nëpërmjet prekjes. Llaci tha në Abc Live se simptomat e para të hepatitit shfaqen tre javë pasi virusi është futur në organizmin e njeriut.

Simptomat e hepatitit

Lodhje

Dhimbje kockash

Temperaturë e lartë

Zverdhje në fytyrë

Mjeku thotë se për të parë nëse jemi të infektuar apo jo, duhet të bëjmë disa analiza laboratorike të gjakut. Këto analiza do të konfirmojnë nëse kemi hepatit B dhe se në çfarë stadi është gjendja jonë shëndetësore.

Ndër të tjera mjeku thotë se personat që kanë lindur në periudhën 1945 deri në 1980 duhet ti nënshtrohen se s’bën analizave sepse në kohën që kanë lindur nuk ka pasur vaksina për hepatit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat