Nga etja, urinimi te infeksionet: Shenjat që po ju paralajmërojnë se keni diabet

Shëndetësia

Nga etja, urinimi te infeksionet: Shenjat që po ju paralajmërojnë se keni diabet

Më: 31 maj 2022 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Simptomat e diabetit – një gjendje shqetësuese, por e zakonshme mjekësore – mund të ndodhin me kalimin e kohës ose mund të shfaqen shpejt. Llojet e ndryshme të diabetit mund të kenë shenja të ngjashme ose të ndryshme.

Simptomat paralajmëruese janë:
- etje ekstreme
- gojë e thatë
- urinim i shpeshtë
- uri
- lodhje
- sjellje nervoze
- shikim i turbullt
- plagët nuk shërohen shpejt
- kruajtje e lëkurës ose lëkurë e thatë
- infeksione maja.

Shenja të tjera paralajmëruese të diabetit të tipit 1:
- humbje e papritur e peshës
- infeksion maja te vajzat para pubertetit
- simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë të vjella, frymë që mban erë, probleme me frymëmarrjen dhe humbje e vetëdijes.

Shenja të tjera paralajmëruese të diabetit të tipit 2:
- infeksione të vazhdueshme ose plagë që shërohen ngadalë
- probleme me zemrën
- ndërlikime që shoqërohen me rritje të nivelit të sheqerit në gjak.

Dieta, aktiviteti fizik dhe monitorimi i kujdesshëm janë të rëndësishëm nëse keni diabet, pa marrë parasysh llojin e tij. Për të tjera trajtime, si marrja e insulinës, do të duhet të konsultoheni me mjekun specialist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat