Vaksina kundër koronavirusi po ndryshon menstruacionet tek disa gra, zbulon studimi i fundit

Shëndetësia

Vaksina kundër koronavirusi po ndryshon menstruacionet tek disa gra, zbulon studimi i fundit

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Një studim i publikuar në “Science Advances” ka raportuar se 42% e grave pjesëmarrëse në sondazh kanë raportuar cikle më të rënda pas marrjes së vaksinës kundër koronavirusit.

Prodhuesit e vaksinave nuk kanë studiuar ndryshimin e ciklit menstrual, pavarësisht se shumë gra kanë pretenduar se kanë pasur gjakderdhje të papritur menstruale pak vaksinimit.

Studiuesit kanë përdorur të dhëna të vetë-raportuara prej gati 40 mijë grave për të vlerësuar shkallën e ndryshimin të ciklit periodik pas marrjes së vaksinës.

Dyzet e dy për qind e të anketuarve thanë se kishin gjakderdhje më të madhe nga sa prisnin zakonisht, 44% nuk raportuan asnjë ndryshim, ndërsa një numër i lartë i grave pa menstruacione dyshohet se përjetuan gjakderdhje të re, sipas rezultateve.

Shumica e të anketuarve kishin marrë vaksinën Pfizer (21,620) ose Moderna (13,001), vazhdoi studimi.

Të tjerë morën vaksina Johnson & Johnson, Novavax dhe “të tjera”, pretenduan studiuesit.

Në vitin 2021 shkencëtarët thanë se po bënin “punë eksploruese” për të vendosur nëse do të kishte një studim mbi koronavirusin dhe parregullsitë e gjakderdhjes menstruale. Menjëherë pas kësaj, ata njoftuan një studim mbi diagnozën anormale të gjakderdhjes së mitrës pas vaksinimit kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat