2 arsyet përse duhet të kontrolloni patjetër datën e periodave të fundit

Shëndetësia

2 arsyet përse duhet të kontrolloni patjetër datën e periodave të fundit

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Kohën e ciklit llogariteni nga dita e parë e menstruacioneve të fundit deri te dita e parë e menstruacioneve të ardhshme. Nëse nuk e keni zakon të shënoni ditën e fillimit të menstruacioneve të fundit, do të duhej të fillonit ta praktikonit.

Domethënë, data kur ju fillon cikli është më e rëndësishme se sa keni menduar, sepse mund të shërbejë si orientim te shumë probleme shëndetësore, por edhe te planifikimi i shtatzënisë.

Ja disa probleme në të cilat koha e menstruacioneve tuaja të fundit ndihmon më shumë seç keni menduar.

Keni bërë vetëkontrollin e gjinjve dhe ju ka zënë paniku

Gjinekologu juaj, krahas kontrolleve gjinekologjike, duhet të bëjë edhe kontrollin me dorë të gjinjve gjatë kontrollit sistematik. Kështu që pyetjet lidhur me gjoksin dhe gjëndrat të cilat shfaqen, mund t’ia bëni edhe gjinekologut tua.

Keni dhimbje në vaginë

Për këtë ekzistojnë një sërë shkaktarësh, edhe cikli menstrual mund të ndihmojë shumë kur është fjala për caktimin e diagnozës. Nëse ndieni dhimbje, ndërsa menstruacioni ju është ndalur, mjeku juaj mund të zbulojë a jeni shtatzënë dhe cili është shkaktari i saktë i dhimbjes.

Por nëse nuk jeni shtatzënë ose nuk ju kanë munguar menstruacionet, mund të jetë shenjë e një kisti oj.arian, i cili mund të zbulohet me anë të ultrazërit.

Megjithatë, mund të jetë diçka që nuk ka lidhje me gjinekologjinë. Dhimbja mund të reflektohet në legen, por ka të bëjë me ndonjë pjesë tjetër të trupit.

Datat e ciklit menstrual dhe kohëzgjatja e menstruacioneve në gjashtë muajt e fundit janë shumë të rëndësishme nëse planifikoni një shtatzëni.

Kjo është ajo që me siguri do t’ju pyesë mjeku juaj, në mënyrë që t’ju ndihmojë të përcaktoni ditët tuaja pjellore dhe rrjedhimisht periudhën më të mirë në të cilën duhet të përpiqeni të mbeteni shtatzënë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat