​Pothuajse gjysma e kancereve në botë shkaktohen nga faktorë që mund të shmangen

Shëndetësia

​Pothuajse gjysma e kancereve në botë shkaktohen nga faktorë që mund të shmangen

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Pothuajse gjysma e vdekjeve nga kanceri në botë lidhen me faktorë të shmangshëm si duhani, konsumimi i alkoolit, seksi i pambrojtur dhe obeziteti, shkruajnë shkencëtarët.

Ata analizuan të dhënat nga rreth 10 milionë njerëz që vdiqën nga 23 lloje kanceri në vitin 2019.

Faktorët e jashtëm ishin shkaku i sëmundjes në 4.45 milionë vdekje ose 44.4 për qind e tyre.

"Ky studim tregon se barra e kancerit mbetet një sfidë e rëndësishme e shëndetit publik që po rritet në përmasa në mbarë botën," tha Christopher Murray nga Universiteti i Uashingtonit, një bashkëautor i studimit.

Shkaktarët më të zakonshëm të kancerit janë pirja e duhanit (rreth 36 përqind e rasteve), konsumimi i alkoolit (rreth 7 përqind), sëmundjet seksualisht të transmetueshme (6.5 përqind) dhe obeziteti (rreth 4.2 përqind për burrat dhe 5.2 përqind për gratë).

Në vitin 2018, më shumë se 2 milionë raste të kancerit janë të lidhura me infeksione të tilla si Helicobacter pylori, hepatiti dhe HPV.

Studimi tregoi gjithashtu se rreziku i vdekjes nga kanceri për shkak të faktorëve të jashtëm është më i lartë për burrat (në 50.6 përqind të rasteve) sesa për gratë (36.3 përqind).

“Mesazhi kryesor i këtij hulumtimi është i qartë: një numër i konsiderueshëm i kancereve, me shumë mundësi shumica e tyre kur bëhet fjalë për infeksione, mund të parandalohen”, shkruajnë shkencëtarët në Lancet.

Artikulli thekson se parandalimi i kancerit ka edhe një efekt financiar: investimi deri në 100 milionë dollarë në parandalim rezulton në kursime prej 100 miliardë dollarësh në kostot e trajtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat