Pse është më mirë që të flini në anën e majtë? Përfitimet shëndetësore që keni nga ky pozicion

Shëndetësia

Pse është më mirë që të flini në anën e majtë? Përfitimet shëndetësore që keni nga ky pozicion

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 21:07
Ilustrim

A e dinit se ana e trupit nga flini ka një efekt të caktuar në shëndetin tuaj? Ka studime që pretendojnë se gjumi në krah të majtë është në fakt më i shëndetshmi. Ja pse:

Përmirëson funksionin e sistemit limfatik

Shpretka është organi më i madh në sistemin limfatik dhe ndodhet në anën e majtë të trupit. Kur flini në anën tuaj të majtë, shpretka punon në mënyrë më efikase. Arsyeja kryesore për këtë është graviteti, i cili inkurajon rrjedhjen e gjakut në shpretkë dhe kështu e lejon atë të filtrojë më shpejt papastërtitë.
Sistemi limfatik është gjithashtu përgjegjës për transportin e yndyrave, proteinave dhe substancave të tjera të rëndësishme për trupin tonë, dhe shtrirja në anën e majtë të trupit lejon që këto lëndë ushqyese të arrijnë më shpejt në qeliza.

Ndihmon eliminimin e duhur të toksinave

Lidhja midis zorrëve të vogla dhe të mëdha është në anën e majtë të trupit, kështu që, ashtu si shpretka, graviteti i ndihmon ato të punojnë. Kështu, gjumi në anën e majtë të trupit lehtëson transportin e mbetjeve nga zorra e hollë në zorrën e trashë. Në këtë mënyrë, gjithçka që duhet të largohet nga trupi përmes zorrës së trashë do të dalë më shpejt.

Mund të zvogëlojë ndjesinë  e urthit gjatë natës

Nëse keni probleme me urthin e shpeshtë, atëherë do të ishte mirë të adoptoni zakonin e gjumit në anën e majtë. Në këtë pozicion, stomaku juaj do të vendoset nën lakun e zemrës, një unazë muskulore që ndodhet midis ezofagut dhe stomakut dhe detyra e të cilit është të ndalojë përmbajtjen e stomakut të rrjedhë përsëri në ezofag.

Ndihmon që mëlçia të mos mbingarkohet

Duke qenë se mëlçia ndodhet në anën e djathtë të trupit, kur shtriheni në anën e djathtë, mund të krijohet presion në atë organ. Prandaj, nëse flini në anën e majtë, mëlçia nuk do të mbingarkohet.

I bën mirë zemrës

Ana e majtë e zemrës merr gjak nga mushkëritë dhe e pompon atë më tej në trup. Kjo është pikërisht arsyeja pse gjumi në anën tuaj të majtë mund ta ndihmojë zemrën të bëjë punën e saj më lehtë dhe me efikasitet. Kur flini në anën e majtë, graviteti e bën më të lehtë punën e sistemit të qarkullimit të gjakut, veçanërisht aortës dhe venës së madhe që ndodhet në anën e djathtë të shtyllës kurrizore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat