Virozat e stinës: Ushqimet që ju ndihmojnë të forconi imunitetin

Shëndetësia

Virozat e stinës: Ushqimet që ju ndihmojnë të forconi imunitetin

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 00:45
Foto ilustrim

Për t’u siguruar që trupat tanë të jenë të shëndetshëm, zgjidhja më e mirë është të ndërtojmë imunitetin tonë nga brenda. Më poshtë, gjeni disa ushqime të lehta, të cilat duhet t’i keni gjithnjë pjesë të dietës suaj ushqimore.

1. Peshk i yndyrshëm: Peshqit e yndyrshëm janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe acideve yndyrore omega-3. Jo të gjithë peshqit përmbajnë acide yndyrore, ndaj më së shumti këshillohet salmon, sardele, harengë dhe skrumbi. Trupi metabolizon këto acide yndyrore në përbërje të quajtura rezolina dhe protektin, të cilat kanë efekte anti-inflamatore.

2. Brokoli: Brokoli është jashtëzakonisht ushqyes. Hulumtimet kanë treguar se ngrënia e shumë perimeve (lulelakër, brokoli, kale) shoqërohet me një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Kjo mund të ketë lidhje me efektet anti-inflamatore të antioksidantëve që ato përmbajnë. Brokoli është i pasur me sulforafan, një antioksidant që lufton inflamacionin.

3. Avokadot: Avokadot janë të mbushura me kalium, magnez, fibra dhe yndyrna të pangopura të shëndetshme për zemrën. Ato gjithashtu përmbajnë karotenoide dhe tokoferolë, të cilat janë të lidhura me rrezikun e zvogëluar të kancerit. Përveç kësaj, një përbërje në avokado mund të zvogëlojë inflamacionin në qelizat e reja të lëkurës.

4. Çaj jeshil: Ju ndoshta keni dëgjuar që çaji jeshil është një nga pijet më të shëndetshme që mund të pini. Zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës, kancerit, sëmundjes Alzheimer, mbipeshës dhe sëmundje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat