Deri në ç'pikë është normale t'ju dhembë gjoksi? Ja rastet kur duhet të bëheni merak e të vizitoheni menjëherë

Shëndetësia

Deri në ç'pikë është normale t'ju dhembë gjoksi? Ja rastet kur duhet të bëheni merak e të vizitoheni menjëherë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:57
Ilustrim

Dhimbja e gjoksit mund të jetë shenja e parë e ardhjes së periodave, por ja që kjo ‘simptomë’ nëse mund ta quajmë kështu, lidhet edhe me disa probleme të tjera qofshin shëndetësore apo jo. Si fillim, Dr. Natalie Bulock, një obstetër gjinekologe në Kaliforni pohon se dhimbja e gjirit është e zakonshme dhe rrallë një simptomë e kancerit të gjirit. Sidoqoftë, nëse keni skuqje, ënjtje dhe ethe, kjo është një shenjë e infeksionit (sidomos tek gratë që ushqejnë me gji) !

Duke supozuar se ju nuk e gjeni veten në një nga rastet e mësipërme, këtu janë disa arsye të zakonshme pse mund të keni dhimbje gjoksi.

1.Cikli menstrual

Një nga arsyet më të zakonshme për dhimbjen e gjirit është luhatja hormonale. POR duhet të dini që në këtë rast dhimbjet prekin të dy gjinjtë dhe jo vetëm njërin. Kur gjoksi ju dhemb në ditët normale të muajit atëherë mund të ndodhë që dhimbja të prekë vetëm një gji,

2. Gratë me gjoksin e madh janë të rrezikuara të preken nga infeksionet fungale për shkak të djersitjes së tepërt të gjinjve. Skuqjet fungale kanë tendencë të shfaqen nën indin e gjirit përgjatë lëkurës! Kjo shoqërohet me skuqje dhe me kruajtje. Sa i përket skuqjeve jo-fungale, Dr. Constance Chen, një kirurg plastik i specializuar në rindërtimin e gjirit, vë në dukje se infeksioni ose alergjia e lëkurës gjithashtu mund të jenë shkak.

3.Terapitë hormonale që merren për të lehtësuar simptomat e menopauzës mund të shkaktojnë gjithashtu dhimbje gjiri.

4. Pilulat e kontrollit të lindjes

Kontraceptivët mund të shkaktojnë ndryshime në indin e gjirit duke ndryshuar nivelet e estrogjenit dhe progesteronit gjatë ciklit menstrual. Këto ndryshime mund të ndryshojnë madhësinë e gjinjëve, dhe t'i bëjnë ata më të ndjeshëm.

5. Ju nuk keni veshur madhësinë e duhur të reçipetave. (Lexoni më shumë rreth këtij problemi në këtë link)

6. Mbajtja e çantave të rënda të shpinës mund të shkaktojnë dhimbje të kraharorit ose të gjoksit, që mund të ngatërrohet me dhimbjen e gjirit.

7 Ju mund të jeni shtatzënë.

Luahtja e nivelit të estrogjenit dhe progesteronit që po përgatisin gjoksin tuaj për prodhimin e qumështit mund të shkaktojë dhimbje gjiksi. Kjo madje mund të ndodhë dy javë pas ngjizjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat