Pse celuliti është i mirë për shëndetin tonë?

Shëndetësia

Pse celuliti është i mirë për shëndetin tonë?

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Sipas studimeve të mëparshëm të kesh pak më shumë peshë rreth zonës së barkut (dhjam visceral) mund të rrisë rrezikun e problemeve shëndetësore si diabeti i tipit 2, sëmundjet koronare të zemrës si dhe disa lloje kanceri dhe goditje në tru por, ekspertët tani kanë zbuluar se të kesh celulit mund të jetë  e dobishme për shëndetin tuaj.

Studiuesit në Gjeorgji, SHBA, zbuluan se gratë që mbledhin yndyrë rreth kofshëve, ijeve dhe të pasmeve të tyre mund të gëzojnë mbrojtje shtesë kundër demencës dhe goditjeve në tru.

Duke shkruar në revistën “Diabetes”, mjekët zbuluan se yndyra e cila ulet nën lëkurë dhe shkakton celulit gjithashtu ju mbron kundër çrregullimeve të lidhura me inflamacionin.Ata zbuluan gjithashtu se ata që kishin nivele të larta të këtij lloji yndyre kanë nivele më të ulëta të inflamacionit sesa homologët e tyre meshkuj.

Testi u krye tek minjtë dhe shkencëtarët zbuluan se kur brejtësve femra iu bë liposuksion, me heqjen e yndyrës – nivelet e tyre të inflamacionit u rritën.

Prof Alexis Stranahan, ekspert në departamentin e Neuroshkencës dhe Mjekësisë Rigjeneruese, Kolegji Mjekësor i Gjeorgjisë, Universiteti Augusta tha se studiuesit tani duhet të shikojnë ndryshimin në gjini dhe se si ato mund të jenë mbrojtëse në mënyra të ndryshme.

Ajo tha se:“Kur ne hoqëm yndyrën nënlëkurore nga ekuacioni, papritur truri i femrave fillon të shfaqë inflamacion ashtu si truri i mashkullit, dhe femrat fituan më shumë yndyrë të brendshme.Por ne duhet të shkojmë përtej llojit të idesë së thjeshtuar se çdo ndryshim seksi përfshin ndryshime hormonale dhe ekspozim ndaj hormoneve.”

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat