​Ushqimet që nuk duhen konsumuar me stomakun bosh

Shëndetësia

​Ushqimet që nuk duhen konsumuar me stomakun bosh

Më: 8 janar 2023 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Një nutricioniste e njohur, Rujita Divekar, thotë se nuk duhet ta nisni kurrë ditën me çaj dhe kafe. Kjo mund të jetë një tronditje për ata që thjesht nuk mund të bëjnë pa një filxhan çaj ose kafe në mëngjes pasi ngrihen nga shtrati, shkruan NDTV.

Për shumë njerëz, çaji ose kafeja me stomakun bosh mund të rezultojë në urth të pakëndshëm, marramendje dhe dehidrim, paralajmërojnë ekspertët.

Sipas dietologes Rujita Divekar, mënyra më e shëndetshme për të nisur ditën është të hani një grusht bajame ose disa arra të tjera me stomakun bosh.

Kjo mund të pasohet nga një gotë me ujë të vakët dhe vetëm atëherë rekomandon një filxhan çaj ose kafe.

Por ka edhe ushqime që ajo pohon se përveç kafesë dhe çajit nuk duhen konsumuar me stomakun bosh, konkretisht:

pije të gazuara

ushqim pikant

pije të ftohta

perime të papërpunuara

agrumet

Tani që keni një listë të ushqimeve të padëshirueshme për t'u konsumuar me stomakun bosh, është koha të mendoni se me çfarë e filloni ditën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat