Toksikologia jep alarmin: Bëni kujdes! Kjo që po përdorni ul nivelin e oksigjenit në gjak

Shëndetësia

Toksikologia jep alarmin: Bëni kujdes! Kjo që po përdorni ul nivelin e oksigjenit në gjak

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 09:44
Suela Xhufi

Cigarja ka një efekt toksik më të madh se cigarja elektronike, por kjo e fundit nuk jep benefite në shëndet dhe as nuk ndihmon në lënien e duhanit.

Ishte kjo deklarata e toksikologes Suela Xhufi e cila sqaroi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se ka prani të lartë të metaleve të rënda në cigaret elektronike.

“Është një risk shumë i lart për tumore malinje. Nëse ne kemi metale të rënda në organizëm, jo vetëm që nuk ka mundësi të pastrohet mëlçia, por mund të futen në pjesë të trurit duke shkaktuar toksicitet shumë të lartë,” – u shpreh Xhufi.

Ajo theksoi se cigaret elektrike ndikojnë gjithashtu në uljen e nivelit të oksigjenit në gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat