A është i rrezikshëm reduktimi i lëngut amniotik? Ja çfarë thonë ekspertët

Shëndetësia

A është i rrezikshëm reduktimi i lëngut amniotik? Ja çfarë thonë ekspertët

Më: 19 prill 2023 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

… por edhe nëse ia vlen të ‘mbusheni’ me lëngje

Reduktimi i lëngut amniotik nuk është një dukuri e zakonshme në shtatzëni.

Nëse mjeku ju thotë se keni një nivel të ulët të lëngut amniotik, duhet të pyesni veten se çfarë do të thotë dhe si mund të ndikojë në rrjedhën e mëtejshme të shtatzënisë, si dhe në beben tuaj.

Ky është një fenomen relativisht i rrallë dhe fëmijët e lindur në këto kushte kanë rezultate të favorshme.

Megjithatë, vetë informacioni se diçka është jashtë normës nuk i kënaq shtatzënat dhe u shkakton shqetësim.

Lëngu amniotik, është lëng në të cilin bebja juaj noton në mitër. Kjo është e njëjta gjë që lëshohet kur amniosi juaj shpërthen, transmeton Telegrafi.

Ai mbron fetusin nga infeksioni dhe lehtëson presionet dhe goditjet e jashtme. Ndihmon gjithashtu në zhvillimin e sistemit të frymëmarrjes dhe të tretjes, por gjithashtu rregullon temperaturën e trupit të foshnjës së palindur.

Sasia e lëngut amniotik në mitër ndryshon me kalimin e kohës. Vëllimi më i lartë arrin rreth javës 34-36 të shtatzënisë, dhe më pas ajo fillon të nivelizohet. Me afrimin e lindjes, lëngu amniotik do të ulet.

Cili është shkaku i uljes së lëngut amniotik?

Në shtatzëninë e hershme, mungesa e lëngut amniotik zakonisht lidhet me problemet shëndetësore të gruas shtatzënë ose të fetusit. Siç shpjegoi gjinekologu Adi Davidov, arsyet mund të jenë problemet me veshkat e foshnjës, problemet me placentën dhe rritja e kufizuar e fetusit.

Në fund të shtatzënisë, kur niveli i lëngut amniotik është i ulët, mund të lidhet me rrjedhje të parakohshme të ujit ose gruaja shtatzënë ka kaluar afatin e lindjes.

Cilat janë simptomat e reduktimit të lëngut amniotik?

Simptoma kryesore është reduktimi i lëvizjes së fetusit. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë rasti. Në shumicën e rasteve, nëna nuk përjeton asnjë simptomë, në fakt mund të ketë një nivel të ulët të lëngut amniotik edhe pa e kuptuar.

Një tjetër simptomë mund të jetë barku më i vogël i gruas shtatzënë. Më saktësisht, më i vogël se sa pritet.

A ka mundësi që lëngu amniotik të rritet?

Trajtimi për lëngun e ulët amniotik do të varet nga shkaku, si dhe në cilin muaj të shtatzënisë jeni.

“Në shumicën e rasteve, kur një grua shtatzënë është afër afatit të lindjes, mjekët sugjerojnë që është më mirë të lindë foshnja. Në rast se kjo ndodh më herët gjatë shtatzënisë, mjekët do të monitorojnë shëndetin e fëmijës së palindur dhe nëse e vërejnë se ka ndonjë shqetësim, ata do të nxisin lindjen.

Megjithatë, nuk ka trajtime specifike për rritjen e lëngut amniotik.

Disa kërkime tregojnë se pirja e lëngjeve shtesë mund të rrisë lëngun amniotik, veçanërisht gjatë tremujorit të tretë, por nuk është vërtetuar se sa shumë ndihmon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat